Instagram më në fund sjell mundësinë për të kërkuar nga uebi

Publikuar më: 21-07-2015

Instagram-Web-Profile

Versioni ueb i Instagramit mund të themi se është shumë larg funksionaliteti që ofron vet aplikacioni. Por së fundmi falë një përditësimi, Instagram në ueb bëhet akoma më shumë i dobishëm.

Pothuajse katër vite pas lançimit të këtij versioni, kompania ka lajmëruar se do të shtojë opsionin e kërkimit me anë të cilit përdoruesit mund të kërkojnë për profile, hashtag-e, vendodhje direkt nga desktop. Instagram ka bërë gjithashtu disa ndryshime përsa i përket hashtag-eve dhe vendeve, në mënyrë që kur ju të klikoni një lidhje në Instagram.com, do të shfaqet një faqe me rezultatet më të njohura të vendosura në krye të fotografive të fundit.

Ky përditësim vjen afërsisht pas një muaji kur Instagram aplikoi disa përmirsime të ndjeshme në opsionet e kërkimit dhe zbulimit në aplikacionin për pajisjet mobile duke vënë më shumë theksin në etiketimet dhe vendodhjet.

Këto karakteristika ende nuk kanë mbërritur në ueb dhe madje mund të duhet një kohë shumë e gjatë që ato të mbërrijnë. Realisht Instagram.com është dizenjuar për të qënë një komplementar i aplikacionit kryesor, sipas një postimi në blog nga vet kompania. Nga ajo që është shkruar në këtë postim vihet re qartë që versioni ueb nuk ka për të qënë kurrë një prioritet. (PC World Albanian)

Instagram më në fund sjell mundësinë për të kërkuar nga uebi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)