Instagram arrin 500 milion përdorues aktivë në muaj, 95 milion publikojnë foto çdo ditë

Publikuar më: 22-06-2016

instagram-new-logo-100660561-largeRrjeti social i fotove dhe video qe nuk kanë të sosur njoftoi ditën e Marte se kishte arritur 500 milion përdorues aktivë në muaj nga të cilët 300 milion – ose 60% e tyre – përdorin aplikacionin çdo ditë.

Përdoruesit e Instagram shpërndajnë çdo ditë 95 milion foto çka do të thotë se afro 20 % e përdoruesve publikojnë foto çdo ditë. 80% e përdoruesve nuk jetojnë në SHBA. Po ta krahasojmë me Twitter-in, 320 milion përdorues aktivë në muaj është pothuajse e barabartë me numrin e përdoruesve aktivë ditor të Instagram.

Por suksesi i Instagram nuk përfundon këtu sepse sipas kompanisë që nga Shtator-i i 2015-tës numri i përdoruesve është rritur me 100 milion. Megjithatë numri i fotove që publikohen çdo ditë nuk po rritet me po këto hapa galopantë citon TechCrunch duke vënë theksin tek statistikat ku nga 300 milion përdorues aktivë në muaj 70 milion publikonin çdo ditë ndërsa tani nga 500 milion vetëm 95 milion publikojnë çdo ditë. (PCWorld Albanian)

Instagram arrin 500 milion përdorues aktivë në muaj, 95 milion publikojnë foto çdo ditë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)