Industria e muzikës online: Përplasen Apple dhe Spotify, mungojnë Google dhe Microsoft

Publikuar më: 10-07-2016

chartoftheday_5152_music_streaming_subscribers_nPak ditë më parë titujt e lajmeve të industrisë së teknologjisë u pushtuan nga rivaliteti më i ri mes Apple dhe Spotify. Ky i fundit akuzoi gjigandin e iPhone se po dëmtonte konkurrencën në iOS pas refuzimit të një përditësimi të aplikacionit Spotify i cili hiqte abonimet brenda aplikacionit.

Nuk vonoi edhe përgjigja e Apple ku një jurist i kompanisë tha se Spotify kishte thyer rregulloren e App Store dhe për këtë ishte refuzuar versioni i ri i aplikacionit. Po cili është realiteti i tregut të shërbimit të muzikës?

12 muaj nga lançimi i Apple Music, kompania në fjalë është pranë blerjes së Tidal i cili numëron 3 milion abonentë me pagesë. Kush janë lojtarët madhor? Spotify padyshim është lider me 30 milion abonentë me pagesë ndjekur nga Apple Music me 15 milion, Pandora me 3,9 milion, Rhapsody me 3.5 milion, Tidal me 3 milion dhe Deezer me 3 milion.

Infografiku i mëposhtëm ofron një detaj mjaft të rëndësishëm mungesa e prezencës së Google dhe Microsoft në industrinë e muzikës online. Edhe pse është herët për të gjykuar nëse Apple apo Spotify ka të drejtë lidhur me formën e abonimeve apo pse Google e lejon dhe Apple jo, një gjë është e qartë rivalët padyshim kanë filluar të ndjejnë konkurrencën e gjigandit të iPhone teksa përpiqet të rrisin gjenerimin e të ardhurave për të luftuar një dominim në ardhje të këtij të fundit. (PCWorld Albanian)

Industria e muzikës online: Përplasen Apple dhe Spotify, mungojnë Google dhe Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)