Indeksi i Zhvillimit së ICT-së: Shqipëria e fundit në Europë dhe 94 në botë citon raporti i ITU-së

Publikuar më: 16-12-2015

p01gf6t7 Po afrohemi fundit të vitit dhe është momenti ku të gjithë kthejnë kokën pas për të parë çfarë ka ngjarë përgjatë 2015-tës. Po në këtë periudhë Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) publikon një panoramë globale të sektorit të teknologjisë së informacionit ose e njohur ndryshe si Indeksi i Zhvillimit të ICT-së.

Në raportin me titull “Matja e Shoqërisë së Informacionit” ITU-ja zbuloi se afro 3.2 miliard njerëz në planet janë online çdo ditë ose 43.4 % të popullsisë globale. Numri i individëve të cilët shfrytëzojnë shërbime celulare ka arritur në 7.1 miliard ose 95 % e popullsisë globale.

Një tjetër shifër interesante e zbuluar nga raporti i ITU-së është rritja e indeksit të zhvillimit të ICT-së në 167 ekonomi të botës përgjatë periudhës 2010-2015. Deri në fundin e këtij viti, 46 % e familjeve kanë akses në internet në shtëpi, 2 % më shumë se vitin e kaluar ose 16 % më shumë sesa në 2010-tën. Në vendet e zhvilluara, 81.3 % e familjeve kanë akses në internet në shtëpi ndërsa në vendet në zhvillim vetëm 34.1 %.

Megjithatë, ITU-ja zbulon se rritja e përdorimit i internetit ka rënë me vetëm 6.9 % globalisht përgjatë 2015-tës. Me 95 % të popullsisë globale të mbuluar nga shërbime celulare, afro 350 milion njerëz akoma jetojnë në zona ku nuk ofrohet ky shërbim. Kjo shifër vitin e kaluar ishte 450 milion. Gjithashtu vetëm 29 % e popullsi globale mbulohet me rrjet 3G.

Pritshmëritë në 2020-tën

Një nga objektivat kryesorë të axhendës “Connect 2020” të ITU-së është ofrimi i aksesit në internet për 56 % të popullsisë globale ndërkaq numri i individëve online nuk do të shkojë më tej se 53% nga 60 % që synon institucioni më i lartë botëror i komunikimeve elektronike.

Gjithashtu për vendet në zhvillim si Shqipëria, ITUj-ja pret që aksesi në internet i popullsisë të arrijë në shifrat e 50 % brenda 2020-tës.

Screenshot from 2015-12-16 13:27:13

Po kostoja?

Raporti i ITU-së solli lajme të mira sepse çmimet e shërbimeve celulare po shënojnë rënie në të gjithë botën.

Në vendet më pak të zhvilluara kostoja e shërbimeve celulare llogaritej nëe 14 % të GNI-së (Të ardhurave mesatare të qytetarëve) në 2014-tën nga 29 % të GNI së ishte në 2008-tën.

Përgjatë 2015-tës, në 111 ekonomi nga 160 që ofrojnë të dhëna, kostoja e shërbimeve broadband nuk ka rezultuar më shumë se 5 % të të ardhurave mesatare. Megjithatë në 22 vende në zhvillim, çmimet e shërbimeve broadband kalojnë shifrat e 20 % të GNI-së.

Indeksi i Zhvillimit të Sektorit ICT (IDI)

Në Afrikë vetëm një shtet ka një vlerë të zhvillimit të sektorit ICT mbi mesataren botërore dhe ai është Mauritania. 27 nga 39 vende Afrikane radhiten në fund të tabelës. Në Kontinentin Amerikan, SHBA-ja, Kanadaja dhe Barbadosi kryeojnë listën e IDI-së me vlera mbi 7.50.

Screenshot from 2015-12-16 13:24:06Sipas ITU-së, Azia dhe Paqësori janë dy rajonet me varietetin më të lartë të IDI-së duke filluar me Korenë e Jugut, Japoninë dhe Hong Kongun si shtetet me IDI-në më të lartë globalisht për të përfunduar me Indinë, Pakistanin, Bangladeshin dhe Afaganistanin me vlerat më të ulëta të IDI-së.

Në Europë, të gjitha vendet përveç Shqipërisë tejkalojnë mestaren e 5.03 të Indeksit të Zhvillimit të Sektorit ICT. Danimarka është kryesuesi me një indeks zhvillimi prej 8.88 ndjekur nga Islanda e 8.86 dhe Britania 8.85.

Shqipëria e Shoqërisë së Informacionit

Indeksi i Zhvillimit të Sektorit ICT në Shqipëri është më i ulëti në Europë me vlerë 4.73 duke zënë vendin e 94 në botë. Në 2010-tën kjo vlerë shënonte vetëm 3.65 pikë. Mali i Zi ka një IDI me vlerë 5.90, Serbia 6.45, Maqedonia 6.07, Bosnia 5.28, Greqia 7.09 dhe Kroacia 7.0.

Screenshot from 2015-12-16 13:24:09Në aspektin e kostos së shërbimeve ICT, për 1 Mbps internet Shqipëria ka kosto mestare 6.64 dollar për limitin 1 GB. Për çudi Mali i Zi ka një kosto mestare prej 18.88 dollar për të njëjtën kategori shërbimi. Maqedonia tarifon 12.9 dollar për 4 Mbps me limit 30 GB. Serbia tarifon 17.5 dollar për 5 Mbps internet pa limit. Bosnja tarifon 8 dollar për 2 Mbps internet me 2 GB limit. (PCWorld Albanian)

Indeksi i Zhvillimit së ICT-së: Shqipëria e fundit në Europë dhe 94 në botë citon raporti i ITU-së
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)