Lajmet

Indeksi Global i Kreativitetit përpiluar nga Instituti i Mirëqenies Martin rëndit Shqipërinë në vendin e 116-të

Jan 20 2016
0 Shpërndarje
Indeksi Global i Kreativitetit përpiluar nga Instituti i Mirëqenies Martin rëndit Shqipërinë në vendin e 116-të

2Një studim i ri nga Instituti i Mirëqenies Martin konkludoi me një raport 65 faqesh me titull “Indeksi Global i Kreativitetit” i bazuar në 3 “T” – Teknologjia, Talenti dhe Toleranca. Plot 139 shtete janë pjesë e raporti përfshi edhe Shqipërinë, studim i cili nuk jep lajme të mira për ne.

Por si përcaktohet zhvillimi i tre aspektet e lartpërmendura? Studimi mbi teknologjinë bazohet në investimet drejt zhvillimit, hulumtimit dhe patentave. Talenti përcaktohet nga përqindja e të rriturve me arsimim të lartë dhe nga kreativiteti i fuqisë punëtore ndërsa toleranca ka të bëjë me të drejtat dhe trajtimin e emigrantëve, racave dhe minoriteteve.

Pikërisht këto 3 “T” së bashku me kreativitetin janë të lidhua ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe social të një vendi. Australia është vendi me indeksin më të lartë të kretivitetit ndjekur nga SHBA-ja dhe Zelanda e Re në vendet e dyta dhe të treta respektivisht.GlobalCompetitivenessIndex2015

Lista e dhjetë vendeve të para zihet nga Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Suedia, Islanda, Singapori, dhe Hollanda. Më specifikisht në teknologji udhëheq Koreja e Jugut, në Talent Australia ndërsa në Tolerancë Kanadaja.

Por si rënditet Shqipëria? Në indeksin global teknologjik vendi ynë radhitet i 83-ti, në indeksin global të talentit zë vendin e 90 dhe në indeksin global të tolerances jo më pak se vendi i 118-të.

Së fundi, në indeksin global të kreativitetit i cili është edhe qëllimi i këtij raporti Shqipëria rënditet në vendin e 116-të duke qëndruar pas Malit të Zi në vendin e 45, Serbisë në vendin e 54, Maqedonisë në vendin e 74 dhe Bosnia Hercegovinës në vendin e 108. Raportin e plotë mund ta gjeni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>