Imazhe të HTC One M10 bëjnë xhiron në internet

Publikuar më: 08-03-2016

HTC-10-HTC-One-M10-Silver-front-back-Full-980x551HTC 10 ose HTC One M10, varet sesi doni ta quani, ka qenë subjekt i disa rrjedhjeve të informacionit pas shtyrjes së debutimit të tij përtej Kongresit Mobil Botëror.

Falë @onleaks dhe @evleaks të cilët kanë publikuar imazhe të telefonit të ardhshëm të prodhuesit tajvanez, fjala risi tani duket se nuk ka më vend. Evan Blass i cili zotëron llogarinë Evleaks në Twitter publikoi disa imazhe që besohet të jenë të HTC 10 duke zbuluar disa detaje mjaft interesante të telefonit.

Telefoni i gjithi është në metal më e dukshme kjo në pjesën e pasme ku dhe gjendet moduli kamerës dhe ngjitur me të qëndron një dritë LED shoqëruar nga një autofokus me lazer ngjashëm me telefonët Nexus 6P dhe Lg G5.

Pjesa frontale e HTC 10 është një mëshirim i gjallë i A9, diçka kjo e paralajmëruar më parë. Ndërsa gërmojmë në thellësi të specifikave të harduerit mësojmë se sipas burimeve të lartpërmendura, telefoni do të fuqizohet nga Snapdragon 820, shoqëruar nga 4GB RAM dhe kamër 12 Megapiksel.

Thembra e akilit e HTC One M9 pritet të gjejë zgjidhje me kamerën e modelit e ri të telefonit i cili do të karakterizohet nga një sensor 12 Ultra Pixel. Një ekran me madhësi 5.15 inç dhe rezolucion 2560×1440 do të shkëlqejë në sytë e përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Imazhe të HTC One M10 bëjnë xhiron në internet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)