Imazhe të Galaxy Note 5 bëjnë xhiron në internet 3 ditë nga debutimi

Publikuar më: 10-08-2015

gsmarena_001

Ditën e sotme në internet kanë qarkulluar imazhe të shumta në rrjetin social Twitter të ambalazhimit të Galaxy Note 5. Ky ambalazhim detajon: 4G LTE, proçesor 64bit tetë bërthamësh shoqëruar nga 4GB RAM, ekran 5.7 inç Super AMOLED, 16 megapiksel kamër të pasme, 5 megapiksel kamër frontale, ngarkim wireless dhe 32 GB memorje e brendshme.

Po ashtu ekzistuan spekulime se varianti me dy karta i Note 5 do të ofronte mbështetje për microsD. Mendojmë se smartfoni do të jetë i disponueshëm në tre variante: 32 GB, 64 GB dhe 128 GB. Stilolapsi S-PEN gjithashtu ndodhet po aty. Mungon mbështetja për portën USB 3.0 çka do të thotë se Galaxy Note 5 do të ngelet me USB 2.0 dhe nuk ka gjasa të ketë një portë Type-C. (PCWorld Albanian)

gsmarena_003 gsmarena_002 gsmarena_004

Imazhe të Galaxy Note 5 bëjnë xhiron në internet 3 ditë nga debutimi
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)