Harduer

Imazhe publikuara të Lumia 950 XL hedhin dritë mbi të ardhmen e Windows 10 Mobile

Aug 8 2015
0 Shpërndarje
Imazhe publikuara të Lumia 950 XL hedhin dritë mbi të ardhmen e Windows 10 Mobile

lumia-950xl-prototype-100601772-primary.idge

Disa imazhe të fundit të Lumia 950 XL janë publikuar në internet duke zbuluar jo vetëm detaje të këtij smartfoni por edhe informacione rreth platformës Windows 10 Mobile.

Smartfoni, me një ekran 5.7 inç, mendohet se do të debutojë në Shtator së bashku me Lumia 950 me ekran 5.2 inç. Që të dy mund të dalin në shitje në Nëntor dhe pritet të jenë telefonë të parametrave të lartë.

Shumë analistë pretendojnë se kanë informacione rreth telefonëve. Por një uebfaqe kineze ka publikuar këtë imazh të prototipit XL që gjendet pranë një tastiere kompjuterike. Siç mund të jeni në dijeni, këto telefonë do të kenë teknologjinë Continuum, çka do të thotë se mjafton që telefoni të lidhet me një ekran dhe tastierë dhe do të sillet si një desktop i vërtetë.

Në të vërtetë, Continuum dhe koncepti i platformës universale të aplikacioneve janë plani i Microsoft për të çuar përpara Windows 10-tën tek smartfonët. Gjer tani, platforma Windows Phone ka qenë e paaftë të rivalizojë konkurrentët edhe pse analistët thonë që tregu është i uritur për një alternative tjetër krahas Android dhe iOS. Microsoft kishte shitur vetëm 8.4 milion telefonë Lumia në tre mujorin e dytë të 2015-tës duke numëruar vetëm 3 % të totalit botërisht.

Përveç Continuum, fotot na paraqesin mbështetjen për stilolapsin magnetik të tabletëve Surface si dhe një portë USB Type C. Si 950 ashtu edhe 950 XL do të kenë kamera të pasme 20 megapiksel.

Nuk besojmë se Microsoft do të vijojë të shesë telefonë të parametrave të ulët. I gjithë ai strukturim që u bë ishte që të hidhej tutje strategjia aktuale. Për Microsoft, ky segment smartfonësh nuk ofron të ardhura prandaj këto dy telefonë janë vetëm një dritë e vogël mbi strategjinë e re të Microsoft. Telefonët e parë me Windows 10 Mobile natyrisht që do të jenë Lumia 950 dhe 950 XL ndërsa do të ndiqen edhe nga të tjerë që janë aktualisht të disponueshëm si Lumia 430, Lumia 532, Lumia 535, Lumia 540, Lumia 640, Lumia 640 XL, Lumia 735, Lumia 830 dhe Lumia 930. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>