Ide kreative zunë vend në Vjenë gjatë Hakatonit Social të European Youth Awards 2016

Publikuar më: 28-06-2016

13502533_582429991934869_7108273373226264159_oNë më pak se 48 orë, 12 të rinj nga 10 shtete të ndryshme shoqëruar nga disa ekspertë të IBM-së, zhvilluan disa zgjidhje impresionuese dixhitale për disa nga sfidat kryesore sociale që po përballet bota sot: refugjatët, emigrimi dhe integrimi.

Mungesa e kontaktit me popullsinë lokale janë një prej problemeve kyçe të refugjatëve.

“Ne dëshironim të zhvillonim diçka e cila mbështet integrimin mes emigrantëve dhe popullsive lokale në një formë argëtuese. Besojmë se është e dobishme për të gjithë,” tha Robert Arrucha nga Meksika. Së bashku me kolegët Mehdi Bizlom nga Irani, dhe Robert Zivkovic nga Kroacia zhvilluan projektin me titull “Ndërtoj shtëpinë time”. Kjo platformë dixhitale motivon të gjithë përdoruesit të asimilohen me popullsitë vendase përmes një sistemi shpërblimi.

Me moton “Mendo dyherë, kodo njëherë” pjesëmarrësit në Hakatonin Social të European Youth Awards krijuan aplikacione mobile dhe vunë në jetë ide lojërash në një kohë shumë të shkurtër. Gjatë këtij aktiviteti u zhvilluan aplikacionet “find THE doctor” dhe “SHELP” të cilët provuan se teknologjitë dixhitale të shfrytëzuara në një mënyrë kreative mund të kenë një impak pozitiv real për shoqërinë.

13498012_582430398601495_7904534458995112378_o

Të gjitha aplikacionet e zhvilluara kanë shansin të fitojnë çmimin e kategorisë speciale të European Youth Awards 2016 me titull “Refugjatët – Integrim – Gjithpërfshirje”.

Kreativët gjatë Hakatonit Social u mbështetën nga ekspertë të IBM-së të cilët mbajtën disa workshope dizajni dhe kodimi. Për një pjesë të madhe të tyre, ky aktivitet shënoi herën e parë që shfrytëzonin platformën cloud “Bluemix”. Platforma u ofrua falas nga IBM-ja gjatë aktivitetit.

“Hakatoni Social i European Youth Awards ishte shumë ndryshe nga hakatonët që kam ndjekur në të kaluarën sepse morën pjesë shumë njerëz që zotëronin dije përtej fushave të kodimit dhe programimit. Sfondi i ndryshëm i të gjithë pjesërmarrësve është ajo që e bën këtë hakaton një eksperiencë unike.” Shprehej Kevin Singer, student i Universitetit Teknik të Vjenës. (PCWorld Albanian)

Ide kreative zunë vend në Vjenë gjatë Hakatonit Social të European Youth Awards 2016
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)