Analiza

IDC: Shitjet e telefonëve inteligjent shënojnë rritje në mbarë botën

Oct 27 2016
0 Shpërndarje

Men pose with Samsung Galaxy S3 and iPhone 4 smartphones in photo illustration in ZenicaProdhuesit e telefonëve shitën 362.9 milion telefonë inteligjent në mbarë botën përgjatë tremujorit të tretë të vitit. Kjo statistikë tregon një rritje me 1.0% nga viti në vit sipas firmës analitike IDC.

Edhe njëherë tjetër ishte Samsung prodhues i cili shiti më shumë telefonë inteligjent nga të gjithë lojtarët madhorë në treg. E ndërsa tre mujorin e dytë kompania shiti aq sa shitën s bashku Apple dhe Huawei këtë herë kjo nuk vlen.

Pjesa e tregut e Samsung ra më 3.3% duke shitur 11.3 milion njësi më pak. IDC beson se sukesi i Galaxy S7-tës dhe S7 Edge e ndihmoi kompaninë në momentet e vështira që kaloi me Note 7-tën.

idc_smartphones_q3_2016

Megjithatë dominimi i gjigandit Korean është i pakontestueshëm edhe pas tërheqjes nga tregu të telefonit të profilit të lartë, Note 7. Ndërkaq apple ra me 0.9% duke shitur 45.5 milion njësi.

Vendin e tretë e zë Huawei, kompani e cila pati një rritje me 1.7% në 33.6 milion njësi të shitura. Një tjetër lojtar po shfaqet si konkurrent i fortë në këtë industri dhe e kemi fjalën për Oppo i cili urrit me 3.8 % në 25.3 milion njësi të shitura. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>