IDC: Rënie drastike e shitjeve të orëve inteligjente, Apple Watch në tatëpjetë

Publikuar më: 26-07-2016

apple_watch_mickey_mouse-100583001-largeStatistikat e shitjeve të orëve inteligjente publikuar nga firma analitike IDC për tre mujorin e dytë të 2016-tës sjellin lajme të këqija veçanërisht për Apple.

Sipas raportit më të fundit të IDC-së, shitjet e orëve inteligjent në rang global ranë me 32% në tre mujorin e dytë të 2016-tës krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Këto statistika dekurajuese besohet të kenë ardhur si rezultat i rënies së shitjeve të orëve inteligjente të Apple citon IDC. Firma analitike bëri të ditur se Apple kishte shitur vetëm 1.6 milion orë inteligjente kur një vit më parë kjo shifër ishte 3.6 milion.

Në terësi përgjatë periudhës Prill – Qershor janë shitur vetëm 3.5 milion orë inteligjente, një rënie drastike krahasuar me 5.1 milion orëve të shitura një vit më parë. Edhe Apple cilësohet si një prodhues i rëndësishëm rezultoi e vetmja kompani me rënie në mesin e rivalëve së Samsung, Lenovo, LG dhe Garmin ku këta të fundit shënuan rritje.

Apple vijon të jetë lider në këtë treg me 47 % të tij. Samsung është prodhuesi i dytë më i afërt i orëve inteligjente me 16% të tregut.

Por pavarësisht këtyre lajmeve jo të mira, IDC parashikon një 2017 të suksesshme për këtë produkt falë zhvillimit të mëtejshëm të platformës, konektivitetit celular dhe numrit në rritje të aplikacioneve.(PCWorld Albanian)

IDC: Rënie drastike e shitjeve të orëve inteligjente, Apple Watch në tatëpjetë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)