IDC: Ndalet ekspansioni i shitjeve të telefonëve inteligjentë, Samsung dhe Apple shënojnë rënie

Publikuar më: 27-04-2016

apple-samsung-930x488Prodhuesit e telefonëve shitën një total prej 334.9 milion telefonësh inteligjent në të gjithë botën në tre mujorin e parë të 2016-tës. Kjo statistikë shënoi rritje me 0.2 % krahasuar me 334.3 milion njësitë e shitura në tre mujorin e parë të 2015-tës.

Kjo shënoi rritjen më të ulët në vite nxitur edhe nga raporti pesimist i Apple ku për herë të parë kompania pati rënie të shitjeve të iPhone. Pavarësisht kësaj situate të dobët në aspektin e shitjeve të telefonëve inteligjentë, Samsung vijon të dominojë.

Në tre mujorin e parë të 2016-tës Samsung rezultoi prodhuesit me numrin më të lartë të telefonëve të shitur globalisht duke lënë pas Apple dhe Huawei së bashku. Siç mund të vëreni nga tabela e paraqitur, shitjet e telefonëve Samsung shënuan rënie me 0.1 % në 24.5 % të shitjeve, ose 81.9 milion njësi të shitura.

idc_smartphones_q1_2016Sipas IDC-së, dy telefonët më të fundit të kompanisë, Galaxy S7 dhe S7 Edge kanë pasur shitje të qëndrueshme gjatë muaji Mars. Megjithatë janë tregjet në zhvillim ato që performuan shumë më mirë falë serive J të telefonëve inteligjentë të Samsung.

Raporti flet ndryshe për Apple, ku gjigandi amerikan shënoi rënie drastike me 3 % në 15.3 % dhe është viti i parë që fillon me rënie për kompaninë. Sytë e të gjithëve janë drejtuar nga iPhone SE pas dështimit të iPhone 6S dhe 6S Plus në përmbushjen e objektivave të Apple.

Huawei rezulton i fituari ndër prodhuesit kryesor me 3 % rritje. Oppo dhe Vivo gjithashtu shënuan rritje me 3.3 % dhe 2.4 % respektivisht. Një fakt interesant ky të shohim dy prodhues kinezë modest të spostojnë mëposhtë markat e njohura si Huawei dhe Xiaomi që mbanin vendet e 4-t dhe 5-të në klasifikimin e IDC-së. (PCWorld Albanian)

IDC: Ndalet ekspansioni i shitjeve të telefonëve inteligjentë, Samsung dhe Apple shënojnë rënie
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)