IDC: Apple, Huawei dhe Xiaomi janë fituesit e mëdhenj në tregun e telefonëve mobil

Publikuar më: 28-01-2016

20151030-iphone6s-box-100625245-largeFirma analitike IDC ka zbuluar ditën e djeshme të dhënat statistikore të tregut të telefonëve mobil ku zbuloi se përgjatë 2015-tës janë shitur një total prej 1.43 miliard njësi një rritje kjo me 10.1 % krahasuar me 1.3 miliard njësitë e shitura një vitë më parë.

Kjo rritje është paqyruar edhe në tre mujorin e fundit të vitit ku janë shitur 399.5 milion njësi, një rritje prej 5.7 % krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

idc3Në raportin e publikuar nga IDC spikat Apple si kompania dominante. Edhe pse në një raport financiar të publikuar pak ditë më parë parashikohej një rënie e shitjeve të iPhone, Apple përgjatë tre mujorit të katërt të 20-15-tës shiti 74.8 milion njësi. Në total përgjatë 2015-tës Apple shiti 231.5 milion telefonë, një rritje galopante prej 20.2 % krahasuar me 2014-tën.

Por është Samsung ai që bart akoma pozitat e liderit në tregun botëror të telefonëve inteligjent. Me 85.4 milion njësi të shitura në tre mujorin e fundit të 2015-tës, gjigandi korean shiti 324.8 milion telefonë në 2015-tën e pasqyruar në një rritje prej 2.1 % nga viti në vit.idc2IDC thotë se fituesi më i madh është pikërisht marka kineze e Huawei. Kompania u ngrit në vendin e tretë ndër prodhuesit më të mëdhenj të telefonëve inteligjent. Krahasuar me 2014-tën kompania pati një rritje të shitjeve me 37 % me mbi 100 milion telefonë të shitur.

Për Lenovo dhe Xiaomi 2015-ta nuk rezultoi ashtu siç pritej. Pas blerjes së Motorolës nga Lenovo, kompania kineze akoma po ballafaqohet me vështirësi si në strukturim ashtu edhe falë konkurrencës së prodhuesve lokalë por që kjo nuk e ka penguar të shfaqë shifra premtuese përgjatë 2015-tës.

idc1Sa i përket Xiaomi edhe pse nuk përjetoi atë 2015 që parashikonte në fillim të vitit kompania menaxhoi një rritje prej 22.8 % nga viti në vit.

Në terësi në 2015-tën, Samsung zotëron 22.7 % të tregut, Apple 16.2 %, Huawei 7.4 %, Lenovo 5.2 % dhe Xiaomi 4.9 %. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni tabelat e paraqitura. (PCWorld Albanian)

IDC: Apple, Huawei dhe Xiaomi janë fituesit e mëdhenj në tregun e telefonëve mobil
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)