IBM ndërton proçesorin funksional më të vogël në botë me përmasa 7nm

Publikuar më: 09-07-2015

09chips1-facebookJumbo.0.0

Zakonisht është kompania Intel e cila sjell risitë më të fundit në tregun e proçesorëve por tani IBM na ka surprizuar me prurjen e saj në këtë treg.

Kjo kompania ka ndërtuar procesorin funksional më të vogël në botë me përmasa 7nm. CPU-të më të avancuar komerciale në ditët e sotme bazohen në një procesor 14nm. Kanë ekzistuar plane për ndërtimin e një procesori 10nm në vitin 2016 por me sa duket IBM i parapriu këtyre planeve.

Deri më sot ndërtimi i një procesori 7nm ka qënë i pamundur për shkak të disa pengesave ku më e rëndësishmja është cilësuar ndërtimi prej silikoni. Grupi i partnerëve të IBM i cili përfshin dhe kompani të njohura si Samsung dhe Instituti Politeknik SUNY, kanë arritur të zëvëndësojnë materialin e silikonit me silicon-germanium (SiGe)i cili bën të mundur ndërveprimin mes elektroneve dhe në përmasa shumë të vogla.

Por kjo nuk është hera e parë që IBM është përpjekur të sjellë një procesor më të vogël se 10nm. Në vitin 2012 kompania demostroi transistorët 9nm të përbërë prej tuba karboni. Ndërkohë procesori 7nm i sjellë së fundmi pritet të jetë më i përshtatshëm për prodhim komercial edhe pse do ende kohë që të ai të arrijë në stadin përfundimtar. IBM premton se implementimi i këtyre procesorëve do të sjellë përmirsim në kuotën 50%.Ndërtimi i këtij procesori ka qënë tepër i kushtueshëm për IBM e cila ka zhvilluar një program kërkimi me kosto 3 miliard dollar dhe kohëzgjatje 5 vjet. (PC World Albanian)

IBM ndërton proçesorin funksional më të vogël në botë me përmasa 7nm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)