I urreni ftesat e lojërave në Facebook? Zuckerberg njoftoi se po punohet për një zgjidhje

Publikuar më: 28-10-2015

Candy-Crush-FacebookPasi zbuloi disa risi të imponuara nga kërkesa e lartë për një buton mospëlqimi në Facebook, shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg ktheu vëmendjen drejt një tjetër pakënaqësie të përdoruesve. Të gjithë padyshim i urrejnë dhe janë ftesat e lojërave të ndryshme ku një ndër to spikat Candy Crush Saga.

Gjatë një sesioni pyetje përgjigje në një insititut teknologjie në Indi, Zuckerberg tha se po punohet për të gjetur një zgjidhje të këtij problemi.

Gjithësesi nuk u dha një afat i caktuar se kur do të mbërrijë zgjidhja e shumë kërkuar e ftesave të lojërave. Sigurisht që Facebook nuk ka për të bllokuar gjithë sistemin e ftesave të Candy Crush por që do të parandalojë shqetësimin e atyre që nuk luajnë kurrë lojëra në rrjetin social. (PCWorld Albanian)

I urreni ftesat e lojërave në Facebook? Zuckerberg njoftoi se po punohet për një zgjidhje
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)