I fiksuar pas rrjetit social Facebook? Nuk jeni i vetëm

Publikuar më: 05-09-2015

People pose with mobile devices in front of projection of Facebook logo in this picture illustration taken in ZenicaCa njerëz besojnë se janë të fiksuar pas rrjetit social Facebook. Mbi një miliard përdorues shfrytëzuan uebfaqen e rrjetit social më 24 Gusht 2015. Një në shtatë njerëz në planetin Tokë përdor Facebook. Ky rrjet social është i pranishëm kudo në jetët tona dhe shpeshherë përdoruesit e tij ndjejnë nevojën për të azhornuar statusin e tyre.

Me publikimin e raportit të tremujorit të dytë të 2015-tës ku përveç se zbuluam se Facebook ka 1.49 miliard anëtarë, u njohëm edhe me disa trende të çuditshme. U bë një anketë ku u pyetën 2000 individë dhe secili prej tyre shprehte shqetësimin për fiksimin e krijuar nga rrjeti social.

Anketa u zhvilluar gjatë datave 15 – 25 Korrik. 56 % e atyre që u pyetën thanë se Facebook ishte fiksues. Disa prej tyre thonin se madje edhe gjatë një darke shkonin në banjo për të kontrolluar Facebook-un.

68% e tyre shprehnin shqetësim për paaftësinë e tyre për të kontrolluar përdorimin e Facebook. Ja disa nga situatat e ndryshme ku përdorimi i rrjetit social është një fiksim i frikshëm:

–   76 % përdorin Facebook në shtrat

–   11% përdorin Facebook gjatë ceremonisë së martesës

–   33% përdorin Facebook në një kinema

–   22% përdorin Facebook në spital

–   26% përdorin Facebook në det

–    9 % përdorin Facebook në ambjent jashtë gjatë një stuhie

–   72 % përdorin Facebook në orarin e punës ose studimeve

–   16 % përdorin Facebook gjatë drejtimit të makinës

A jeni zemëruar ndonjëherë kur dikush ju ka ndërprerë ndërsa po azhornonit statusin në Facebook? Atëherë jeni një nga 36% e përdoruesve të kanë përjetuar këtë gjë.

Nuk ka dyshim se Facebook është një pjesë mjaft e rëndësishme e jetëve tona që na mundëson të ndajmë mes miqsh ndjenjat apo çastet më të rëndësishme të jetës. Është një mrekulli e epokës së Internetit. (PCWorld Albanian)

I fiksuar pas rrjetit social Facebook? Nuk jeni i vetëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)