Humb jetën në një aksident drejtuesi i një makine Tesla me autopilotin e aktivizuar

Publikuar më: 06-07-2016

tesla-model-s-car-charging-Një vdekur është rezultati i një aksidenti fatal ku u përshi një makinë elektrike me sistem vetëdrejtimi prodhuar nga Tesla.

40 vjeçari Joshua Brown humbi jetën kur makina e tij elektrike Tesla Model S u përplas me një kamion gjatë një udhëtimi drejt Florida-s në SHBA. Sipas raportimeve të policisë vendas, makina goditi një kamion dhe pas përplasjes vijoi të lëvizte nga një cep i rrugës tek tjetri gjersa u ndal nga një shtyllë 30 metra më tutje.

Autoritetet Amerikane kanë filluar një hetim në sistemin e vetëdrejtimit të Tesla implementuar në plot 25,000 Modele S. Në një postim në blog Tesla dhe se as autopiloti e as drejtuesi i automjetetit nuk e kishin dalluar pjesën e bardhë të rimorkjos së kamionit si rezultat i shkëlqimit të saj, çka çoi në mos aplikimin e frenave.

Tesla shtoi se kur autopiloti aktivizohet, drejtuesit e automjetit duhet të kenë parasysh se është një sistem dhe teknologji e re akoma nën zhvillim dhe ka për qëllim më shumë asistimin e drejtuesve dhe është e këshillueshme që duar të mos largohen nga timoni.

Nëse autoritetet amerikane arrijnë në konkluzionin se makina është e rrezikshme, e gjitha kjo mund të çojë të largimin nga qarkullimi të makinave të famshme elektrike të Tesla. (PCWorld Albanian)

Humb jetën në një aksident drejtuesi i një makine Tesla me autopilotin e aktivizuar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)