Harduer

Hulumtuesit nga një Universitet i Koresë së Jugut kanë krijuar një ekran OLED që vishet si një rrobë

Nov 29 2016
0 Shpërndarje
Hulumtuesit nga një Universitet i Koresë së Jugut kanë krijuar një ekran OLED që vishet si një rrobë

lg-flexible-oled-panelDisa hulumtues në Korenë e Jugut kanë krijuar një ekran OLED i cili mund të vishet sikur të ishte një rrobë.

Teknologjia u publikuar javën e kaluar nga Universiteti Koreano Jugor, KAIST, ndërsa materialet janë prodhuar nga Kolon Glotech.

Ekrane fleksibel OLED janë zhvilluar edhe në të kaluarën, siç është rasti i LG paraqitur në foton më të lart, por që linte për të dëshiruar qëndrueshmëria e tyre. Ato thyhen lehtësisht dhe të bymehen në rast nxehtësie të lartë.

Hulumtuesit e KAIST kanë gjetur një mënyrë për ti shmangur këtë probleme të qëndrueshmërisë duke e bashkëngjitur me një material prej xhami i i cili ruan fleksibilitetin.

Ekranet të tilla OLED mund të jetojnë deri në 1,000 orë gjatë përdorimit dhe 3,500 orë pa aktivitet. Për të ofruar një krahasim, panelet OLED të televizorëve kanë një jetëgjatëi prej 60,000 deri në 70,000 orë. (PCWorld Albanian)

Tags >

OLED
Lajmet e fundit>