Hulumtuesit kanë zbuluar një mënyrë për të vjedhur të dhëna nga zhurma e një hardisku kompjuterik

Publikuar më: 15-08-2016

ultramobile-hdd-dyn-hi-res-1024x1024-100668936-largeËshtë zbuluar një mënyrë për të vjedhur të dhënat e kompjuterave thjesht duke shfrytëzuar zhurmën mekanike që vjen nga hardisku. Edhe pse mund të mos jetë aq praktike, skema është dizenjuar për të penetruar sistemet me hapësira ajri (Air Gapped) apo kompjuterat e shkëputur nga interneti.

Hulumtuesit pranë Universitetit Ben Gurion në qytetin Negev të Izraelit kanë studiuar prej kohësh shfrytëzimin e zhurmave për të vjedhur informacion nga kompjuterat e mbrojtur nga hapësira ajri. Në Qershor ata zbuluan se ftohësit e kompjuterit mund të kontrollohen për të transmetuar të dhëna në fshehtësi që nga fjalëkalimet tek celësat e enkriptimit.

Ata zbuluan se hardisku gjeneronte mjaftueshëm zhurma për të realizuar hakimin e tij. Duke manipuluar krahun e brendshëm mekanik të hardisku, hulumtuesit ishin të aftë të gjeneronin sinjale binare.

Ky krah mekanik është ndërtuar për të lexuar dhe shkruar të dhëna në hardisk. Por gjatë përdorimit ai krijon frekuenca të ndryshme zanore të cilat hulumtuesit kishin arritur ti shfrytëzonin duke zhvilluar një maluer quajtur “DiskFiltration” i cili mund të infektojë kompjuter bazuar në Linux.

Me anë të një Galaxy S4 ata arritën të regjistronin zhurmat e gjeneruara nga hardisku dhe ti dekriptonin ato. I vetmi ngërç ishte tek shkalla e transmetimit në vetë 180 bit për minutë. Hulumtuesit thanë se për të parandaluar këtë lloj hakimi përdoruesit e sistemeve “Air Gapped” mund të shfrytëzojnë disqet solide të cilat nuk kanë pjesë lëvizëse. (PCWorld Albanian)

Hulumtuesit kanë zbuluar një mënyrë për të vjedhur të dhëna nga zhurma e një hardisku kompjuterik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)