Hulumtuesit Izraelit nëpërmjet një softueri shndërrojnë kufjet në një mikrofon

Publikuar më: 23-11-2016

gettyimages-164977305Një grup hulumtuesish në Universitetin Ben Gurion në Izrael ja arritën të piratonin kufjet për ti shfrytëzuar në përgjime.

Teknikisht, puna e grupit nuk është një hakim në kufje më shumë se sa është një hakim në kompjuter.

Hulumtuesit krijuan një pjesë kodi keqdashës që manipulon kodeksët RealTek, teknologjia e audios që vjen me shumicën e motherboard-eve.

Një kompjuter i sulmuar mundet të konfigurohet nga larg që të shkëmbejë vendin e kufjeve me atë të mikrofonit dhe si rezultat çdo kufje që mund të jetë e lidhur me PC të shërbejnë si një mikrofon – duke e bërë të mundur përgjimin përmes tyre.

Cilësia e zërit është shumë e mirë: në testimet e kryera me një palë kufje Sennheiser, bisedat e regjistrueshme ishin të kuptueshme deri në një largësi prej 6 metrash.

Softueri i grupit, i quajtur “Speake(a)r” nuk është me të vërtetë keqdashës, dhe ishte vetëm sa për të testuar një teori – por hulumtuesit thonë se rreziku është i vërtetë.

Deri më tani grupi ka rikrijuar rezultatet vetëm në kompjutera që përdorin teknologjinë e RealTek, por është e mundur që tabletët, telefonët dhe pajisjet e tjera me vende kufjeje të mund të jenë të prekshëm nga i njëjti sulm i ngjashëm. (PCWorld Albanian)

Hulumtuesit Izraelit nëpërmjet një softueri shndërrojnë kufjet në një mikrofon
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)