Hulumtuesit e Universitetit Princeton do të ndërtojnë një kompjuter me 8,000 procesor 25 bërthamësh

Publikuar më: 24-08-2016

piton2-100678762-largeHulumtuesit e Universitetit të Princeton të cilët kanë zhvilluar një procesor 25 bërthamësh quajtur Piton kanë planifikuar të ndërtojnë një kompjuter me 200,000 bërthama procesorike ose e thënë ndryshe 8,000 procesor Piton 64bit.

Sigurisht kjo nuk ka për të ndodhur së shpejti por ngelet një skenar i mundshëm në një të ardhme të afërt. Detajet e procesorit në fjalë u zbuluan gjatë konferencës Hot Chips. Objektivi i hulumtues ishte ndërtimi i një çipi kompjuterik i cili mund të përdoret në qendra të mëdha të dhënash për tu përballur me nevojat në rritje të rrjeteve sociale, shërbimeve cloud dhe atyre të kërkimit online.

Piton, procesor me kod të hapur, është një produkt i rrallë në llojin i tij i bazuar në dizajnin OpenSparc i cili në vetvehten është një version i modifikuar i OpenSparc T1.

Janë të shumtë procesorët me kod të hapur të cilët po dizenjohen aktualisht. RISC-V është një prej tyre i cili përdoret nga SiFive. Megjithatë disa procesorë të këtij lloji dizenjohen thjeshtë për argëtim. Rast konkret është Fondacioni Open Core i cili po përpiqet të ndërtojë një procesor SH2 i përdorur në konsolën e lojërave Sega 1994. (PCWorld Albanian)

Hulumtuesit e Universitetit Princeton do të ndërtojnë një kompjuter me 8,000 procesor 25 bërthamësh
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)