Hulumtuesit e Universitetit Carnegie Mellon kanë zbuluar 887 dobësi sigurie kryesisht në routerat Netgear dhe D-Link

Publikuar më: 01-03-2016

id-2958215-router_generic_01-100601612-largeNjë grup hulumtuesish ka zbuluar disa dobësi serioze të sigurisë në një numër të konsiderueshëm routerash wireless dhe pikash aksesi prodhuar nga Netgear dhe D-Link me ndihmën e një strukture me burim të hapur e cila përdoret për të analizuar sigurinë e softuerëve.

Quajtur FIRMADYNE, kjo strukturë teston softuerët e bazuar në Linux duke kontrolluar për vrima të sigurisë. Ajo është ndërtuar nga Daming Chen, Maverick Woo dhe David Brumley nga Universiteti Carnegie Mellon.

Hulumtuesit e përdorën FIRDMADYNE në plot 23,000 softuerë të paisjeve të rrjetit dhe arritën të gjenin 887 dobësi sigurie kur 74 prej tyre ishin të një impakti të lartë. U zbulua se gjashtë paisje rrjeti të Netgear kishte një ndërfaqe uebi vulnerabël ku sulmuesit mund qaseshin në disa nivele pa autentikimin e sigurisë.

Paisjet e prekura janë Netgear WN604, WNAP210, WNAP320, WND930, WNDAP350 dhe WNDAP360. Sa i përket D-Link, paisjet e saj kanë një anomali në softuer i cili ekspozon fjalëkalimin dhe emrin e përdoruesit përmes ekzekutiv të një Cookie dlink_uid. Paisjet e prekura janë  D-Link DAP-2310, DAP-2330, DAP-2360, DAP-2553, DAP-2660, DAP-2690 dhe DAP-2695.

Por kjo nuk është hera e parë që kryhen analiza të përmasave të tilla. Vitin e kaluar hulumtuesit e Eurecom në Francë krijuan një sistem të ngjashëm duke zbuluar 225 dobësi me impakt të lartë. (PCWorld Albanian)

Hulumtuesit e Universitetit Carnegie Mellon kanë zbuluar 887 dobësi sigurie kryesisht në routerat Netgear dhe D-Link
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)