Hulumtuesit e sigurisë zbulojnë një tjetër kërcënim sigurie në kompjuterat Lenovo

Publikuar më: 07-05-2015

miix-2-yoga-221Tre muaj pasi u zbulua se Lenovo ishte duke instaluar softuer të rrezikshëm në kompjuterat e tij, prodhuesi më i madhi kompjuterave në botë sërisht është bërë pjesë e një skandali të ngjashëm me atë të pak kohëve më parë. Firma e sigurisë IOActive ka raportuar se ka zbuluar një dobës në përditësimin e ri të sistemit operativ të Lenovo. Kjo dobësi i jep mundësi hakerave të kompromentojnë aksesin e përdoruesit, të zëvëndësojnë programet e Lenovo me maluer dhe gjithashtu të marrin kontrollin e kompjuterit.

IOActive raportoi se përmes kësaj dobësie hakerat mund të krijojnë një çertifikate të rremë për të instaluar më pas një maluer të maskuar si softuer i kompanisë Lenovo. Nëse zotëruesi i një kompjuteri Lenovo vendos të përditësojë pajisjen e tij në një kafene, një person tjetër aty pranë mund të përdorë dobësinë e këtij kompjuteri për të shkëmbyer programet e tij me ato që gjenden në kompjuterin e këtij të fundit. Sipas hulumtuesve ky rrezik përfshin përditësimet duke filluar që nga versioni Lenovo System Update 5.6.0.27 e deri tek versionet më të hershme.

Kompania ju ofroi përdoruesve një përditësim që eleminon këtë problem, por përdoruesit e një kompjuteri Lenovo duhet të shkarkojnë vet një sistem sigurie që të shmangin kompromentimin e kompjuterit të tyre. Lenovo mund ti jetë përgjigjur shumë shpejt këtij problemi por ndërkohë që kompania po zgjeron praninë e saj në tregun e kompjuterave, një zbulim i tillë nga hulumtuesit e sigurisë mund të cilësohet si një skandal i radhës. (PCWorld Albanian)

Hulumtuesit e sigurisë zbulojnë një tjetër kërcënim sigurie në kompjuterat Lenovo
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)