Hulumtuesit aksidentalisht krijuan një bateri e cila mund të shfryëzohet për 400 vite

Publikuar më: 23-09-2016

8Thuhet se shpikjet më të mëdha në historinë e njerëzimit kanë ardhur në jetë aksidentalisht. Një incident në një laborator të Universitetit të Kalifornisë ka rezultuar në shpikjen e një baterie e cila mund të shfrytëzohet për qindra vite me radhë.

Hulumtuesit kanë zbuluar një mënyrë që bateritë të mos humbasin aftësinë e tyre të rikarimit pas vitesh të gjata përdorimi. Duke përdorur një nano përcjellës prej ari në xhel elektroliti në vend të litiumit, bateria mund ti rezistonte 200,000 cikleve të karikimit dhe të humbasë vetëm 5% të kapacitetit.

Ishte një studente doktorature e cili arriti në këtë zbulim ndërsa eksperimentonte në laborator. Ky zbulim mund të çojë në prodhimin e baterive të rikarikueshme me jetëgjatësi prej 400 vitesh. E thënë ndryshe, laptopë dhe telefonë më jetëgjatë.

Prej kohësh hulumtuesit kishin eksperimentuar me nanopërcjellësat por pa rezultat gjersa Mya Le Thai përdori një nanopërcjellës prej ari kombinuar me dioksid magnezi.

Ky zbulim është shokues nëse mësojmë se jetëgjatësia mesatare e baterisë së një laptopi është diku mes 300-500 cikle. Nanobateria i mbijetoi 200,000 cikleve përgjatë 3 muajve testim. (PCWorld Albanian)

Hulumtuesit aksidentalisht krijuan një bateri e cila mund të shfryëzohet për 400 vite
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)