Hulumtuesi i sigurisë: Të gjithë mund të shikojnë lidhjet e dërguara në Facebook Messenger

Publikuar më: 13-06-2016

messenger-100644690-largeKur shfrytëzoni shërbime të tilla si Facebook Messenger për komunikim online, ju keni besimin se çdo gjë që bisedoni është e sigurtë dhe private. Por mënyra sesi Facebook përpunon disa lloje informacionesh, çdokush që di sesi të përdorë API-të e zhvilluesve mund të shikojë të gjitha lidhjet e dërguara përmes Facebook Messenger.

Në një publikim në Medium.com, hulumtuesi i sigurisë Inti De Ceukelaire shpjegon sesi e gjitha kjo funksionon. Pa hyrë në terma teknikë, çdo lidhje që shpërndani ka një numër identifikimi bashkëngjitur. Për De Ceukelaire kjo nuk ka asnjë të keqe sepse të dhënat janë sekrete.

Por ajo testoi për të mësuar nëse mund të kërkojë këto përmbajtje duke përdorur numra identifkimit përmes API-së së zhvilluesve. Dhe ndërsa në shumicën e rasteve atij i mohoj qasja, De Ceukelaire arriti të qasej në lidhjet e shpërndara në Facebook.

Me ndihmën e një miku ai arriti të verifikonte atë që kishte zbuluar. Lidhjet nuk ka pse të ishin publike në mënyrë që të qaseshin përmes kësaj metode. Ato arritën të qaseshin edhe në lidhjet e dërguara përmes Facebook Messenger.

Kjo metodë funsksionon duke kërkuar lidhje në mënyrë të rastësishme dhe jo thjesht duke kërkuar specifikisht një përdorues. (PCWorld Albanian)

Hulumtuesi i sigurisë: Të gjithë mund të shikojnë lidhjet e dërguara në Facebook Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)