Huawei zbuloi telefonët P9 dhe P9 Plus me kamera të pasme të dyfishta

Publikuar më: 06-04-2016

huawei-p9-lineup-640x354Duke ndjekur suksesin e vitit të kaluar të telefonit inteligjent P8, pa përmendur Mate S dhe Nexus 6P, Huawei ditën e sotme prezantoi dy telefonë të rinj që do të jenë pasardhësit e të parit: P9 dhe P9 Plus.

Me dy telefonët e rinj në treg, Huawei adopton një strategji të ngjashme me atë të Apple dhe Samsung dhe jo vetëm në emërtim por edhe specifikat harduerike të telefonëve. Për shembull P9 ka ekran 5.2 inç 1080p ndërsa P9 Plus ekran 5.5 inç 1080p.

Veçantia e tyre fshihet pikërisht në pjesën e pasme të telefonit ku gjenden dy kamera të ndërtuara nga prestigjozja Leica. Duke ruajtur stilin e Nexus 6P, Huawei poshtë kamerave me sensorë 12 megapikse ka implementuar edhe një skaner të shenjave të gishtërinjve.

huawei-p9-leica-lenses-640x314Kompania pretendon se kamerat binjake të telefonëve grumbullojnë 270 % më shumë dirtë sesa iPhone 6S. Në dizajnin e jashtëm na ngelet shumë pak për të folur. Që të dy modelet qëndrojnë në një linjë me P8 pa ndonjë ndryshim fundametal.

Hardueri i brendshëm ofron potencial të lartë kjo falë proçesori Kirin 950 me tëtë bërthama me frekuencë 2.5 Ghz bazuar në arkitekturën 16 nanometër. P9 ka 3GB RAM dhe bateri 3,000 mAh ndërsa P9 Plus ka 4GB RAM dhe bateri 3,400 mAh. Madje që të dy telefonët ofrojnë teknologjinë e ngarkimit të shpejtë.

Supriza padyshim është mbështetja për kartat microSD krahas memorjes 32GB ose 64GB. P9 dhe P9 plus mbështetin katër banda 2G, nëntë banda 3GB dhe 18 banda 4G. Sigurisht zhgënjimi më i madh i telefonëve Huawei është ndërfaqja e modifikuar rëndë e Android-it për ti përngjarë iOS ku më shumë i ngjan dizajnit të një filmi vizatimor.

Huawei nuk ofroi detaje të kostos dhe datës së disponueshmërisë, megjithatë presim që të dy telefonët të kenë një çmim konkurrues për rivalët. (PCWorld Albanian)

Huawei zbuloi telefonët P9 dhe P9 Plus me kamera të pasme të dyfishta
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)