Huawei sinjalizon ardhjen e dy telefonëve buxhetor

Publikuar më: 31-08-2016

gsmarena_003Huawei do të mbajë një eveniment përpara konferencës IFA e cila organizohet në data 2-7 Shtator. Më 1 Shtator prodhuesi i shquar kinez nuk do të prezantojë Mate 9 siç mund të prisni të gjithë por dy telefonë të rangut të mesëm.

Burime të ndryshme i referohen njërit prej telefonëve me emrin e koduar Nova, megjithëse emërtimi final ngelet një mister. Ishte shefi ekzekutiv i divizionit të paisjeve Huawei, Richard Yu, i cili vendosi të ngacmonte përdoruesit duke lënë të kuptohet se dy telefonë të rinj do të prezantohen më 1 Shtator.

gsmarena_002 (1)

Shumë ngelet për tu folur lidhur me këto telefonë por që të dy karakterizohen nga korniza metalike. Kamera e njëri prej tyre shfaqet në formë rrumbullake shoqëruar nga një dritë LED dhe me shumë mundësi paneli i pasëm i këtij të fundit do të jetë prej xhami. Megjithatë duhet të presim gjer të Enjten për të mësuar më shumë. (PCWorld Albanian)

Huawei sinjalizon ardhjen e dy telefonëve buxhetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)