Huawei prezantoi smartfonin Honor 7. Karakterizohet nga një sensor i shenjave të gishtërinjve

Publikuar më: 01-07-2015

gsmarena_002

Duket se prodhuesi kinez i smartfonëve Huawei ka besim të madh në suksesin e linjës së saj të smartfonëve Honor. Prandaj kompania ka debutuar së fundmi me një model të ri të kësaj linje, bëhet fjalë për Honor 7.

Por përveç këtij smartfoni, në një event të mbajtur ditën e martë në Bejiing, prodhuesi i katërt më i madh në botë i smartfonëve, lançoi dy produkte të tjera; një pajisje inteligjente që vendoset në dorë të quajtur Honor Band Zero dhe një palë kufje që funksionojnë në sajë të Bluetooth-it të quajtura Honor Whistle.

gsmarena_002

Huawei po përpiqet të rrisë më shumë pozicionin e saj në tregun e smartfonëve duke mundur kështu prodhuesin tjetër kinez Xiaomi i cili sjell në treg pajisje më të përballueshme për xhepin e konsumatorëve. Kompania ka besim se linja e smartfonëve Honor do ta ndihmojë atë të arrijë qëllimin. Hauwei deklaroi se parashikon të shesë 40 milion njësi smartfonësh Honor këtë vit, ose ndryshe dyfishin e njësive të shitura vitin që shkoi. Sipas një raporti, shitjet e pajisjeve të linjës Honor i gjeneruan kompanisë 2.6 miliard dollar të ardhura në gjysmën e parë të këtij viti. Së fundmi Huawei po mundohet të bëhet pjesë e tregut amerikan duke ofruar online produktet e saj dhe në SHBA.

gsmarena_003

Përsa i përket smartfonit Honor 7, ai ka një trup plotësisht metalik dhe një ekran 5.2 inç, procesor me 8 bërthama, 3GB RAM, kamera 20 megapiksel dhe fuqizohet nga një bateri me kapacitet 3.100mAh. Ky smartfon përdor sistemin operativ të Google, Android 5.0 i njohur ndryshe si Lollipop. Një avantazh i Honor 7 me siguri do të jetë prania e sensorit të njohjes së shenjës së gishtit. Aktualisht çmimi i këtij smartfoni është 323 dollar. (PC World Albanian)

Huawei prezantoi smartfonin Honor 7. Karakterizohet nga një sensor i shenjave të gishtërinjve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)