Huawei prezantoi procesorin Kirin 960

Publikuar më: 19-10-2016

kirin-4-gb4-cpuGjatë një konference për mediat të mbajtur në Kinë ditën e sotme, Huawei prezantoi çipin më të ri, HiSilicon Kirin 960 i cili do të fuqizojë telefonin më të mirë të kompanisë muajin e ardhshëm.

Kirin 960 përmban katër bërthama të performancës së lartë ARM Cortex A73 me frekuencë 2.4 Ghz dhe katër bërthama me fuqi më të ulët Cortex A53 me frekuencë 1.8 Ghz. Procesori bazohet mbi arkitekturën 16 nanometër është i pari me grafikat Mali-G71 MP8.

Në konferencë Huawei ofroi një panoramë të performancës që pritet të mbërrijë me këtë procesor. Në testimin e të gjitha bërthamave Kirin 960 lë pas Apple A10, Snapdragon 820 dhe Exynos 8890 Octa.

Por janë grafikat ato që premtojmë më shumë sepse Mali-G71 MP8 sjell performancë 180% më të lartë sesa gjenerata e kaluar Mali-T880. Së fundi Kirin 960 mbështet rrjetet LTE të kategorisë 12 në shkarkim dhe kategorisë 13 në ngarkim me një varietet të gjërë frekuencash nga 330 Mhz në 3.8 Ghz.

Procesori i ri i përpunimit të imazheve gjithashtu sjell avancimet të prekshme në cilësinë e kamerës. Huawei tha se imazhe do të jenë “më afër vizionit të syrit njerëzor.” (PCWorld Albanian)

Huawei prezantoi procesorin Kirin 960
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)