Harduer

Huawei prezantoi Mate 9, spikat modeli i limituar Porsche Design

Nov 3 2016
0 Shpërndarje

pd_front-back_678x452Huawei prezantoi ditën sotme në një aktivitetet të posaçëm në Mynih të Gjermanisë, Mate 9, një telefon me ekran 5.9 inç 1080p me Android Nougat 7.0.

Është një ndër telefonët e parë me këtë version të Android dhe është i disponueshëm në dy versione njëri të cilëve është edicioni i limituar ma markën e Porsche dhe dyfishin e rezolucionit.

Telefoni i ri fuqizohet nga procesori i ri Kirin 960 dhe përmban një ndërfaqe të rishikuar të softuerit EMUI. Ekrani mbrohet nga një xham 2.5D me dendësi prej 373 piksel për çdo inç.

Këtë dendësi të vogël të pikselave në një ekran 5.9 inç Huawei shpreson ta kompensojë me një gamë ngjyrash prej 96%. Kirin 960 sjell bërthamat e reja Cortex A73 dhe grafikat Mali-G71 me gjashtë bërthama.

Huawei thotë se Kirin 960 sfidon në performancë çdo procesor tjetër mobil në treg përfshi edhe Apple A10 Fusion dhe Snapdragon 820. Kirin 960 është gati për realitetin virtual Daydream të Google me Huawei që premton eksperiencë të nivelit tjetër të realitetit virtual.pd_charge_575px

4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme do të asistojnë procesorin e ri. Ndërkaq versioni i ri i EMUI ofron 50% më shumë performancë. Sensori 12 megapiksel i kamerës me hapje f/2.2 ofron mbështetje për 4K.

Harduerë të tjerë janë: USB-C, skaner të shenjave të gishtërinjve, LTE Kategoria 12 me 600 Mbps dhe bateri 4,000 mAh. Teknologjia e ngarkimit të shpejtë implementuar në këtë telefon sipas Huawei bën të mundur ngarkimin në 50% vetëm për 30 minuta.

Modeli i zhvilluar në bashkëpunimin me Porsche përmban të njëjtat specifika me përjashtim të ekranit 5.5 inç Quad HD të harkuar, 6GB RAM dhe 256GB memorje të brendshme.

Huawei Mat 9 dhe Mate 9 Porsche Design do të kushtojnë 699 Euro dhe 1395 Euro respektivisht. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>