Harduer

Huawei prezantoi Honor 7i. Spikat kamera e smartfonit

Aug 22 2015
0 Shpërndarje
Huawei prezantoi Honor 7i. Spikat kamera e smartfonit

gsmarena_001Huawei ka prezantuar smartfonin Honor 7i. Karakteristika më unike e telefonit është një modul kamere aftësi rrotulluese. Kamera mund të përdoret edhe si frontale po edhe si e pasme. Si rezultat duke përdorur kamerën për të realizuar imazhe portreti do të kemi të bëjmë me imazhe mjaft cilësore. Përdoruesit nuk kanë pse të rrotullojnë telefonin, mjaft vetëm rrotullimi i modulit të kamerës.

Kjo kamër ka një sensor BSI 13 megapiksel ndërtuar nga Sony me madhësi 28 mm me lente f2.0. Gjithashtu Honor 7i është telefoni i parë që ka një sensor të shenjave të gishtërinjve në pjesën anësore të tij. Ai gjendet në anën e djathtë dhe Huawei pretendon se është sensori më i vogël i këtij lloji.

Telefoni rrethohet nga një kornizë alumini ndërsa pjesa e pasme e tij mbulohem nga një xham. Ekrani ka madhësinë e 5.2 inç dhe rezolucion 1080p. Në brendësi gjendet një proçesor Snapdragon 616 dhe 3GB RAM shoqëruar nga 32 GB memorje e brendshme. Ekziston edhe një variant me 2GB RAM dhe 16 GB memorje të brendshme. Që të dy variantet kanë portë microSD dhe bateri 3000 mAh. (PCWorld Albanian)

Tags >

Honor 7i
Lajmet e fundit>