Huawei përgatitet për një konfrontim të mundshëm me Android-in, ndërton sistemin operativ vetjak

Publikuar më: 24-06-2016

Screenshot_2016-06-23-19-36-07-640x566Një raport nga The Information pretendon se Huawei po ndërton sistemin vetjak operativ si Plani B krahas Android-it. Për këtë Huawei ka punësuar kohët e fundit dizajnerin e Apple, Abigail Brody.

Raporti citon se sistemi operativ “jo-Android” nuk është aspak larg dhe se Huawei ka marrë të gjitha masat nëse Android-i bëhet i padëshirueshëm për Huawei. Prodhuesi kinez zë vendin e tretë në botë pas Samsung dhe Apple. Megjithatë kompania në fjalë nuk shihet me syrin e mirë në perendim.

Por Huawei është një kompani gjigande. Është prodhuesi më i madh në botë i paisjeve të telekomunikacionit dhe ndërton vetë proçesorët. Ajo që realisht po bën është ndërtimi i një alternative Android një strategji që Samsung ka vite që po e zhvillon.

Tizen është një sistem operativ i bazuar në Linux dhe funksionon pothuajse krejtësisht si Android-i po që çalon në ekosistemin e aplikacioneve dhe mbështetjen e zhvilluesve. Sfida është të krijuarit e një alternative aq e mirë saqë do të ishte gjerësisht e adoptueshme për konsumatorët edhe pse mund të mos ofrojë atë numër aplikacionesh që ofron Android.

Por asnjëherë nuk qe i aftë të konkurrojë me Android-in dhe nisur nga kjo Samsung e ka implementuar kryesisht në telefonët ekskluzivë. Pas dështimit të Windows Mobile, Google ka arritur të ndërtojë një monopol në sektorin e sistemeve operative mobile që liçensohen tek palët e treta.

Huawei kohët e fundit ka dëshmuar se është i aftë të ndërtojë telefonë mjaft cilësor siç ishte rasti i Huawei Nexus 6P. Ajo që Huawei dështon është pikërisht softueri katastrofik. (PCWorld Albanian)

Huawei përgatitet për një konfrontim të mundshëm me Android-in, ndërton sistemin operativ vetjak
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)