Huawei P9: Përpiqet të rivalizojë të mëdhenjtë por dështon në softuer (Vështrim)

Publikuar më: 24-04-2016

2100Telefoni më i fundit i Huawei, modeli P9, lufton dhëmb për dhëmb me më të mirën e Samsung dhe Apple, njëkohësisht duke u kursyer blerësve goxha para.

Të paktën kjo është qasja e Huawei. Të jesh prodhuesi i tretë më i madh në botë i telefonëve kërkon gjithashtu që të jesh pjesë e tregut të telefonëve të cilësisë së lartë. Përpjekjet në të kaluarën, si modeli P8, nuk ishin aq dinjitoze. P9 është histori tjetër.

Telefon simpatik

P9 është një ndër telefonët më të bukur sot në treg me vija të qarta, skaje të lëmuara dhe pamje jo komplekse. Mund të mos jetë në të njëjtin nivel me Galaxy S7 Edge por qëndron në një linjë me Apple iPhone 6S.

Të jep ndjesinë e një pjesëze teknologjie të cilësisë së lartë. Trupi prej metali, xhami i lëmuar në pjesën frontale dhe skajet e hakuara padyshim janë hapa përpara krahasuar me modelin e vitit të kaluar.

Peshon 144 gram dhe është vetëm 6.95 mm i trashë, që i bie të jetë një milimetër më i hollë se Galaxy S7 dhe 0.1 mm më i hollë sesa iPhone 6S. Ekrani 5.2 inç full HD LCD është ndër më të mirët në treg me ngjyra të sakta dhe shikueshmëri të lartë nga skajet. Sigurisht që nuk është po aq i mprehtë sa ekrani i Galaxy S7-tës falë densitetit më të ulët të pikselave.

Specifikat e harduerit

  • Ekrani: 5.2 inç full HD LCD (424ppi)
  • Proçesori: Tetë bërthama Huawei Kirin 955
  • RAM-i: 3GB plus 32GB memorje të brendshme dhe kartë microSD
  • Sistemi Operativ: Android 6.0 me ndërfaqen Emotion UI 4.1
  • Kamera: 12 Megapiksel e pasme, 8 Megapiksel frontale
  • Konektiviteti: LTE, Wi-FI, NFC, Bluetooth 4.2, USB-C dhe GPS
  • Përmasat: 145 x 70.9 x 6.95 mm
  • Pesha: 144 gram

2100 (1)

Proçesori i Huawei

Ashtu si Apple dhe Samsung, Huawei prodhon vetë proçesorët dhe grafikat. P9 fuqizohet nga një proçesor tetë bërthamësh Kirin 955 i cili performon po aq mirë sa proçesorët më të mirë aktualisht në treg. Përmban grafika më pak të fuqishme, por është diçka që nuk vihet re pothuajse fare gjatë përdorimit në terësi.

P9 sillet mirë, është i përgjigjshëm dhe nuk shfaq asnjë problem gjatë punës me disa aplikacione apo lojëra intensive si Asphalt 8. Telefoni nxehet kur shkarkohen disa aplikacione njëherazi apo gjatë periudhave të gjata duke luajtur.

Jetëgjatësia e baterisë gjatë përdorimit të modalitetit “Smart Power” ishte e kënaqshme duke rezistuar për 28 orë. Kjo statistikë vjen nga pas përdorimit të telefonit si mjet parësor komunikimi dhe zbavitjeje. Ngarkim i baterisë në vërtetë kërkon goxha kohë për arsye se P9 nuk ka një teknologji të ngarkimit të shpejtë, i cili është një zhgënjim.

Android, por jo ai që prisnit

Huawei vijon të insistojë me kokëfortësi në përshtatjen e rëndë të eksperiencës standarte të Android-it në atë që quhet Emotion UI. P9 përmban versionin 4.1 të EMUI i cili është më pak i përshtatur se versionet e kaluara bazuar në Android Marshmallow 6.0.

Esencialisht funksionon njëlloj si EMUI 3.1 pjesë e Huawei Honor 5X. Nuk ka një menu të vërtetë aplikacionesh dhe çdo aplikacion duhet të jetë me patjetër në ekranet qëndrore duke na rikujtuar Apple iOS jo vetëm në ndërfaqe por edhe funksionalitete të tilla si Spotlight.

2100 (3)

 

Jo vetëm që duket i shëmtuar por shkakton jo pak vonesa në kryerjen e funksioneve. EMUI përmban edhe një dyqan temash mjaft cilësore. Gjithashtu ka edhe një aplikacion fantastik për menaxhimin dhe monitorimin e konsumit të energjisë, për identifikimin e problemeve të aplikacioneve madje edhe ndalimin e tyre nga funksioni diçka që është e pamundur në një paisje Android pa privilegjet e adminstratorit.

Një tjetër aspekt negativ i përshtatjes së lartë të Android është vonesa e përditësimeve me vonesa gjer në 9 muaj. Megjithatë për disa EMUI nuk përbën problem, madje e pëlqejnë. Ne do ju rekomandonim të përdornit një Launcher si Nova apo Google Now.

2100 (4)Skaner të shenjave të gishtërinjve

Skaneri i shenjave të gishtërinjve ndodhet në pjesën e pasme të telefoni poshtë panelit ku gjendet kamera. Nuk është aq i shpejtë sa prisnim. Prekja e shpejtë mbi të nuk mjafton për të shkyçur telefonin.

Megjithatë ngelet një proçes i shpejtë ku do tu duhet të mbani gishtin mbi të për të paktën një sekond e gjysëm.

2100 (5)Kamera e dyfishtë

P9 është telefoni i parë i cili përmban dy kamera të pasme me rezolucion të plotë. Njëra përmban sensor shumë ngjyrësh 12 megapiksel ndërsa tjetra përmban një sensor po 12 megapiksel po monokrome.

Që të dy koordinohen për të ofruar performancë të pakrahasueshme në dritë të pakët. Rezultatet janë fantastike duke prodhuar imazhe të mirë balancuara po aq cilësore sa imazhet e prodhuara nga kamerat e konkurrentëve.

Detajet dhe balanca e ngjyrave janë dy nga pikat e forta të këtyre kamerave. Aplikacioni i kamerës së Huawei është i thjeshtë në përdorim me kontroller automatik dhe manualë në varësi të preferencave dhe eksperiencës suaj. Një mangësi e këtij aplikacioni është modaliteti automatik HDR.

Kamera frontale 8 Megapiksel është stabile por jo aq impresionuese. Prodhon foto plot shkëlqim me shumë pak detaje kjo nxitur nga fokus statik.

2100 (6)Çmimi

Huawei P9 me kapacitet memorje 32GB kushton 450 Euro  dhe është i disponueshëm në tre ngjyra. Për krahasim, Samsung galaxy S7 ksuhton 580 Euro, HTC 10 570 Euro, Google Nexus 5X 340 Euro dhe Honor 7 250 Euro.

Verdikti

Ndërtimi, ndjesia, kamera dhe sensori i shenjave të gishtërinjve, që të gjithë e bëjnë Huawei P9 një ndër telefonët më të mirë. Në të vërtetë është telefoni më i mirë që një prodhues kinez ka ndërtuar duke u afruar bindshëm Samsung dhe Apple.

I vetmi zhgënjim me këtë telefon është Softueri. Version 4.1 i EMUI është ndër më të mirët por shumë larg eksperiencës standarte të Android-it. Ka edhe disa anë pozitive në menaxhimin e aplikacioneve dhe konsumit të baterisë por të qënurit një klon i Apple iOS është një disavantazh më vehte.

2100 (7)P9 me Android-in standart të Nexus 6P duke shtuar aplikacionin e kamerës dhe statistikat e baterisë së EMUI do të ishte një telefon pesë yjesh.

Avantazhet: kamër fantastike, skaner të shkëqyeshëm të shenjave të gishtërinjve, ekran i mirë, ndërtim cilësor, mbështetje për microSD, USB-C, jetëgjatësi baterie e mirë

Disavantazhet: EMUI, kamer frontale me fokus statik, nuk ka teknologji të ngarkimit të shpejtë, ekrani jo i mirë për realitetin virtual (PCWorld Albanian)

Huawei P9: Përpiqet të rivalizojë të mëdhenjtë por dështon në softuer (Vështrim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)