Huawei nxjerr në shitje smartfonin buxhetor Honor 4A. Kushton vetëm 88 Euro

Publikuar më: 22-07-2015

gsmarena_001Ashtu siç pritej, ditën e djeshme Huawei mbajti një konferencë në Kinën e largme gjatë së cilës prezantoi smartfonin e ri, Honor 4A. Disa detaje të këtij smartfoni ishte zbuluar edhe më parë ku dje u konfirmuan.

Honor 4A është ndërtuar si një smartfon i parametrave mesatarë. Ka një ekran 5 inç me rezolucion 720p, kamër të pasme 8 megapiksel, kamër frontale 2 megapiksel, 8 GB memorje të brendshme dhe bateri 2,200 mAh.

Në zemër të smartfonit gjendet proçesori Qualcomm Snapdragon 210 me katër bërthama 1.1 Ghz, ndihmuar edhe nga 2GB RAM. Honor 4A funksionon me Android Lollipop 5.1 dhe ndërfaqen Huawei Emotion UI 3.1.

Suprizë për ne ishte sasia e RAM-it. Honor 4A do të ofrohet në variantin 3G dhe ka një kosto të paimagjinueshme vetëm 88 Euro. Modeli me 4G LTE do të kushtojë 102 Euro. Këto çmime janë një konkurrencë e egër për prodhuesin në ngritje Xiaomi. (PCWorld Albanian)

Huawei nxjerr në shitje smartfonin buxhetor Honor 4A. Kushton vetëm 88 Euro
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)