Huawei lançoi telefonin buxhetor Honor 6X me kosto fillestare 150 dollar

Publikuar më: 19-10-2016

download-1Një muaj pas lançimit të Honor 8, prodhuesi kinez i telefonëve Huawei prezantoi ditën e djeshme një tjetër telefon: Honor 6X. ky telefon do të dalë në shitje nga data 28 Tetor në tregjet Aziatike ndërsa akoma nuk ka një konfirmim nëse do të shitet në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Ashtu siç pritej, lista e specifikave të harduerit është mëse e qartë për ne dhe lexuesit tanë. Huawei braktisi procesorin Snapdragon 616 në favor të procesorit të kompanisë Kirin 655 me tetë bërthama.

Për çmimin më të ulët, Honor 6X përmban 3GB RAM dhe 32GB memorje të brendshme me 150 dollar. Modeli i mesëm ka 4GB RAM dhe kushton 190 dollar ndërsa modeli më i mirë ka 4GB RAM dhe 64GB memorje të brendshme për 240 dollar.

Po kamera e pasme? 6X ka dy të tilla, njëra 12 megapiksel qëndrore dhe tjetra 2 megapiksel për funksionalitete shtesë editimi. Ndërsa kamera frontale ka një sensor të respektueshëm prej 8 megapiksel.

Telefoni starton me ndërfaqen EMU 4.1 të Huawei bazuar në Android Marshmallow 6.0. (PCWorld Albanian)

Huawei lançoi telefonin buxhetor Honor 6X me kosto fillestare 150 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)