Harduer

Huawei ka shitur mbi 9 milion njësi të P9

Nov 11 2016
0 Shpërndarje
Huawei ka shitur mbi 9 milion njësi të P9

huawei-p9-launch-londonHuawei ka shitur 9 milion njësi të telefoni më të mirë të kompanisë, P9, njoftoi prodhuesi kinez në një konferencë për shtyp ditën e Enjte.

P9 doli në shitje në muajin Prill të këtij viti dhe u shit në Kinë dhe mbarë Europën. Në Shtator kompania tha se shitjet e P9 kanë arritur 6 milion njësi që do të thotë se dy muajt e fundit janë shitur 3 milion.

Gjatë evenimentit IFA 2016 të elektronikës në Berlin, Huawei prezantoi dy ngjyra të reja për P9: ngjyrë e kuqe dhe blu metalike një lëvizje e cila besohet të ketë kontribuar bujshëm në 3 milion njësitë e shitura më pas.

Pak ditë më parë Huawei prezantoi Mate 9, phabletin më të fundit i cili pritet të shohë shitje të paprecedentë duke qenë se Note 7-ta u tërhoq nga tregu. Huawei aktualisht është prodhuesi i tretë më i madh në botë i telefonëve inteligjentë. (PCWorld Albanian)

Tags >

HuaweiP9
Lajmet e fundit>