Huawei Honor 5X: Një telefon inteligjent i vërtetë karakterizuar nga një softuer i varfër (Vështrim)

Publikuar më: 14-02-2016

untitledTelefoni më i fundit i linjës Honor nga Huawei karakterizohet një skaner i shkëlqyer i shenjave të gishtërinjve, ekran fantastik, kamera cilësore, bateri e qëndrueshme ndërsa zhgënjimi më i madh është një Android Lollipop i modifikuar.

Duke synuar tregun e telefonëve të rangut të mesëm, Honor 5X sjell një performancë fantastike për vetëm 250 Euro.

I thjeshtë dhe tërheqës

Honor 5X bart mjaft cilësi që posedojnë modelet e fundit të Huawei si Honor 7 dhe Google Nexus 6P. Ka një pjesë të pasme metalike, skaje prej plastike duke ofruar një ndjesi unike në aspektin e dizajnit.

Telefoni ka një trashësi prej 8.2 mm, një përmasë kjo shumë e vogël nëse kemi në konsideratë se Honor 5X i përket rangut të mesëm. Për referencë, OnePlus X është 9.9 mm i trashë ndërsa Moto X Play 10.9 mm.

untitled1

Butonat e volumit dhe të ndezjes vendosur në të djathtë janë mjaft solidë ndërsa për nga ndërtimi, Honor 5X është gati të përballojë disa goditje të forta. Ekrani 5.5 inç me rezolucion 1080p është një privilegj që pak telefonë e zotërojnë me kosto 250 Euro. Mund të mos jetë ekran po aq cilësor sa ai i disa telefonëve me dyfishin e çmimit, por krahasuar me OnePlus 2 është shumë më i mirë.

Specifikat

  • Ekrani: 5.5 inç 1080p LCD (403ppi)
  • Proçesori: tetë bërthama Qualcomm Snapdragon 616
  • RAM: 2GB RAM
  • Memorja: 16GB + microSD
  • Sistemi Operativ: EMUI 3.1 bazuar në Android Lollipop 5.1
  • Kamera: 13 megapiksel e pasme, 5 megapiksel frontale
  • Konektiviteti: LTE, Wi-Fi, Bluetooth 4.1, GPS
  • Përmasat: 151.3 x 76.3 x 8.2 mm
  • Pesha: 158gram

Bateri solide

Honor 5X fuqizohet nga proçesori i rangut të mesëm, Qualcomm Snapdragon 616 i cili ofron një performancë të kënaqshme edhe për lojërat me grafikat më intensive. Ka vetëm 2GB RAM, një komponent ky jo aq premtues për një telefon inteligjent modern.

Dy portat e vendosura në të majtë të telefonit korrespondojnë me dy kartat SIM nga të cilat njëra mund të përdoret për qasje të plotë në internet dhe telefonata dhe tjetra vetëm për telefonata.

untitled2

5X ka një jetëgjatësi baterie impresionuese. Gjatë testimeve plot njoftime, e-mail-e dhe mesazhe u vu re se fund të ditës kishin ngelur akoma 45 % të baterisë. Mungesa e teknologjisë së ngarkimit të shpejtë do të thotë se Honor 5X i duhen 2 orë që bateria të shkojë në 100 %.

Softueri, ngërçi i madh

Ashtu siç Samsung, Sony, HTC dhe disa prodhues të tjerë, edhe Huawei përshtat pamjen e eksperiencës standarte të Android. Kompania kineze e quan “Emotion UI” ose EMUI shkurtimisht. Honor 5X funksionon me EMUI 3.1 i cili është i bazuar në Android 5.1 Lollipop. Huawei ka premtuar Android Marshmallow 6.0 për këtë telefon por akoma nuk ka një datë fikse.

untitled4

EMUI 3.1 është një zhgënjim. Nuk është aq tërheqës sa eksperienca standarte Android ndërkaq ikonat duken të shëmtuara. Paneli i njoftimeve është një kopje e asaj të Apple iOS. Dhe për ta përkeqësuar, EMUI nuk ka një menu të të gjitha aplikacioneve, po thjeshtë ikona të fiksuara të vendosura në ekranet qëndrore siç ndodh rëndom në iOS.

Por ka edhe disa aspekte pozitive si mbështetja për temat të personalizuara. Gjithashtu kontrolli i aplikacioneve dhe konsumit të energjisë është superior krahasuar me Android-in standart.

Tek konsumi i energjisë ekzistojnë tre modalitete: Normal, Smart dhe Ultra Power Saving. Modaliteti Smart ndalon nga funksioni disa komponentë por pa prekur performancës e telefonit. Modaliteti Ultra Power Saving lejon vetëm thirrjet dhe mesazhet me tekst duke lënë të pa përdorshëm çdo shërbim tjetër të telefonit.

Kamera

Çuditërisht, kamera e Honor 5X impresionon. Sigurisht nuk është po aq cilësore sa ajo e Nexus 6P por performon po aq mirë sa kamerat e çdo telefoni të rangut të mesëm.

Në ambjente të jashtme plot dritë, kamera e Honox 5X kap detaje mjaftueshëm ndërsa problemet fillojnë në ambjentet me pak dritë. Aplikacioni është i lehtë për tu përdorur dhe mjaft efektiv. Sa i përket sensorit frontal, 5 megapiksel provuan se mjaftojnë për të prodhuar detaje.

untitled6

Sensor i shenjave të gishtërinjve

Sensori i shenjave të gishtërinjëve është pikërisht ajo që diferencon Honor 5X nga çdo telefon tjetër me kosto 250 Euro. Vendosur në pjesën e pasme të telefonit ngjashëm me Honor 7 dhe Nexus 6P, skaneri është i shpejtë dhe i lehtë për tu përdorur.

Sillet ngjashëm me skanerin e Nexus 6P dhe njeh shenjat e gishtërinjve me një të prekur. Në aspektin e funksionalitetit, skaneri mund të përdoret edhe për realizimin e fotove, përgjigjen e telefonave dhe qasjen në aplikacionet e përdorura së fundi.

Sa i përket avantazheve të aplikacioneve nga palë të treta, skaneri është i pamundur të përdoret. Kjo pritet të zgjidhet me Android Marshmallow 6.0.

untitled7

Çmimi

Honor 5X kushton afro 250 Euro dhe është i disponueshëm në ngjyrë të artë, argjendtë dhe gri. Mund të blihet përmes uebfaqes së Huawei dhe Amazon.

Për referencë, Moto G 2015 kushton 230 Euro, One Plus X 260 Euro, One Plus 2 310 Euro dhe LG G4 400 Euro.

Verdikti

Honor 5X është një ndër telefonët më të mirë të rangut të ulët. Nuk është aq i lirë sa Motorola Moto G por ka funksionalitete të telefonëve inteligjent me kosto që i kalojnë 400 Eurot. Gjithashtu skaneri i shenjave të gishtërinjve është një histori më vehte.

Cilësia e ndërtimit është e lartë ndërsa jetëgjatësia e baterisë premton pothuajse 2 ditë punë. Kamera është shumë më e mirë se ato të rivalëve ndërkaq sa i përket softuerit çdo gjë flet ndryshe.

untitled8

Teksa Huawei përpiqet të kopjojë eksperiencën e një iPhone, këto tentativa kanë përfunduar në një rezultat zhgënjyes të EMUI 3.1.

Avantazhet: ekran cilësor, kamera cilësore, dy karta SIM, mbështetje për microSD, baterisë e qëndrueshme, skaner të shenjave të gishtërinjve.

Disavantazhet: Android Lollipop, bateria e pazëvendësueshme, EMUI 3.1, mungesa e ngarkimit të shpejtë dhe ngecje e herëpashershme. (PCWorld Albanian)

Huawei Honor 5X: Një telefon inteligjent i vërtetë karakterizuar nga një softuer i varfër (Vështrim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)