HTC zbuloi telefonin inteligjent One X9 me ekran 1080p dhe kosto 370 dollar

Publikuar më: 24-12-2015

htc_one_x9_website_officialPasi publikoi një imazh ku paralajmëronte prezantimin e HTC One X9, prodhuesi tajvanez nuk e shtyu asnjë sekond më tepër zyrtarizimin e telefonit. Telefoni i ri i bashkohet familjes së telefonëve më të mirë të linjës One dhe vjen dy muaj nga prezantimi i HTC One A9.

Tre karakteristika kyçe të telefonit janë: Ekran 5.5 inç, rezolucion 1080p dhe trup metalik. Por mbase fakti më i rëndësishëm është çmimi i tij, vetëm 370 dollar. Në letër One X9 ofron ekzaktësisht atë që mund të prisni nga një telefon premium.

htc-one-x9-cameraPër performancën do të “japë” llogari një proçesor me tëtë bërthama MediaTek X10 shoqëruar nga 3GB RAM. Të tjera karakeristika janë: 32 GB memorje e brendshme, bateri me kapacitet 3,000 mAh, mbështetje për microSD, 13 megapiksel kamër e pasme dhe 4 UltraPiksel kamër frontale.

Kamera e pasme me sensor 13 megapiksel ka një hapje f/2.0 dhe bart teknologjinë e stabilizimit optik. Gjithashtu mund të realizojë video në formatin RAW.

Ndryshe nga politka e Samsung me modelet Galaxy A 2016, HTC One X9 do të sjellë Android Marshmallow të instaluar fabrikisht. Me çmimin e lartpërmendur, HTC po sulmon konkurrentët si Xiaomi, Huawei dhe Oppo. (PCWorld Albanian)

HTC zbuloi telefonin inteligjent One X9 me ekran 1080p dhe kosto 370 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)