HTC zbuloi telefonët One X9 dhe tre modelet Desire 530, 630 dhe 825

Publikuar më: 25-02-2016

htconex9770x513HTC kishte rezervuar një prezencë në Kongresin Mobil Botëror me HTC One X9 dhe tre modele të tjera të linjës Desire 530, 630 dhe 825.

Me One X9 HTC sjell një dizajn të jashtëm të përafërt me A9, një filozofi kjo e cila pritet të karakterizojë edhe One M10. Telefoni ka një ekran 5.5 inç me rezolucion HD 1080p. Do të fuqizohet nga një proçesor MediaTek Helio X10 shoqëruar nga 3GB RAM dhe 32 GB memorje të brendshme.

Kamera parësore ka një sensor 13 megapiksel me stabilizim optik dhe frontalja një sensor 5 megapiksel. Bateria me kapacitet 3,000 mAh duhet të mjaftojë për një ditë të plotë pune. Çmimi i telefonit nuk është zbuluar nga HTC.

Modelet 530, 630 dhe 825 nuk kanë ndonjë risi për tu përmendur për vetë faktin se i përkasin një linje me kosto të ulët siç është familja Desire. Modeli 825 karakterizohet nga ekran 5.5 inç dhe kamera 13 megapiksel ndërsa Desire 630 dhe 530 kanë ekran 5 inç dhe kamera të pasme 13 megapiksel.

Desire 530 fuqizohet nga Snapdragon 210 dhe 1.5GB RAM ndërsa 630 nga Snapdragon 400 dhe 2GB RAM. (PCWorld Albanian)

HTC zbuloi telefonët One X9 dhe tre modelet Desire 530, 630 dhe 825
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)