HTC prezantoi telefonin me kosto të ulët, Desire 650

Publikuar më: 24-11-2016

gsmarena_002-1Të Mërkurën HTC prezantoi një telefon të ri të rangut të ulët, Desire 650. Me një dizajn karakteristik ku kapakët e pasëm të telefonit përbëhen nga dy materiale të ndryshme prodhimi, telefoni më i ri i HTC-së ofron shumë për çmimin që bart.

HTC thotë se telefoni ka teknologjinë e zërit të cilësisë së lartë të BoomSound me certifikimin Hi-Res. Pjesa tjetër e harduerit është më pak impresionues. Ekrani 5 inç 720 tashmë është një standart për telefonët buxhetorë.

Funksionon me versionin 6.0 të Android Marshmallow dhe fuqizohet nga procesori Snapdragon 625 dhe 2GB RAM. Memorja e brendshme prej 16 gigabajt mund të zgjerohet akoma edhe më shumë falë prezencës së një porte për kartat microSD.

Në aspektin e fotografisë, Desire 650 ofron një sensor të pasëm 13 megapiksel dhe frontal 5 megapiksel. Që të dy sensorët mund të realizojnë video në rezolucion 1080p madje edhe me efekte HDR.

Është një telefon me rrjet LTE dhe bateri 2,200 mAh e cila e mban telefonin funksionalë për të paktën 17 orë e gjysëm bisedë pa ndërprerje e vetëm 5 orë duke shfletuar në ueb përmes Wi-Fi.

Shitjet e tij kanë filluar tashmë në Tajvan e informacioni që na mungon është çmimi dhe disponueshmëria në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

HTC prezantoi telefonin me kosto të ulët, Desire 650
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)