HTC prezantoi telefonin inteligjent me kamër të dyfishtë Butterfly 3. Fuqizohet nga Snapdragon 810

Publikuar më: 29-09-2015

gsmarena_001HTC sapo ka prezantuar telefonin inteligjent Butterfly 3 për ti zënë vendin paraardhësit Butterfly 2. Është po i njëjti telefon inteligjent identifikuar si Butterfly J i disponueshëm në Japoni që në muajin Maj.

HTC Butterfly 3 vjen me ekran 5.2 inç Quad HD, processor Snapdragon 810 dhe 3GB RAM. Memorja e brendshme do të jetë 32 GB ndërsa nuk mungon as mbështetja për kartat microSD me madhësi deri në 2TB. Teorikisht maksimumi i kapacitetit që mund të gjeni sot në një kartë microSD është 200 GB.

gsmarena_002

Telefoni ka një kamër të pasme 20.2 Megapiksel shoqëruar nga një sensor dytësor që ofron informacion rreth distances mes kamerës dhe objektit. Sjell një sërë funksionalitetesh kreative duke manipuluar fokusin e imazheve. Lentja mbrohet nga një xham safire me hapje f/2.2. Natyrisht që kamera mund të realizojë video 4K.

Po as kamera frontale nuk qëndron pas. Kemi të bëjmë me një sensor BSI 13 Megapiksel. Lentja ka hapje f/2.0 dhe kamera mund të realizojë video 1080p.

Përmasat e smartfonit janë 150.99 x 72.99 x 9.99 mm dhe peshon 161 gram. Në brendësi gjendet një bateri 2700 mAh. HTC Butterfly 3 funksionon me Android Lollipop 5.0 dhe Sense 7. Çmimi mund sillet rreth 600 dollarëshit. (PCWorld Albanian)

HTC prezantoi telefonin inteligjent me kamër të dyfishtë Butterfly 3. Fuqizohet nga Snapdragon 810
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)