HTC One X9, një tjetër telefon me dizajn metalik nga prodhuesi tajvanez (Foto)

Publikuar më: 16-12-2015

htc-one-x9-leadHTC One A9 ishte përpjekja e parë e HTC-së drejt distancimit nga telefonët me dizajn plastikë në ato premimum metalikë me kosto mesatare një strategji kjo e adoptuar gjerërisht nga Samsung këtë vit. Këtë qasje e kanë adoptuar kohë më parë edhe prodhues si Huawei dhe OnePlus të cilët kanë ndërtuar paisje po aq cilësore duke ruajtur një çmim relativisht të ulët.

Ditën e djeshme disa fotot zyrtare të një modeli tjetër HTC u shfaqën duke detajuar në imtësi telefonin One X9. Imazhet vinë nga një uebfaqe kineze whbear.com dhe afirmojnë më tej objektivat e lartpërmendura të HTC-së.

Dizajni One X9 duket të jetë minimal me bokse të dyfishta frontale që qëndrojnë në krye dhe fund të telefonit. Kamera frontale është pozicionuar në skajin e majtë të ekranit shoqëruar nga një panel sensorësh. Ndryshe nga One A9, brendi i HTC-së në One X9 qëndron në krye të ekranit.

htc-one-x9-0012   htc-one-x9-0014

Telefoni u shfaq për herë të parë në industrinë mediatike të teknologjisë një muaj më parë në një poster promocional. Atë kohë, spekulohej për specifikat hardueri si mëposhtë:

–   Ekrani: 5.5 inç Full HD

–   Proçesor: 8 bërthama 2.2 Ghz

–   RAM: 2GB

–   Memorje e brendshme: 16GB

–   Kamër e pasme: 13 Megapiksel

–   Sistem operativ: Android Lollipop 5.0.2

Pritet që prodhuesi tajvanez të prezantojë zyrtarisht modelin e ri vetëm pas pak javësh ose mbase pas pushimeve të fundvitit. (PCWorld Albanian)

HTC One X9, një tjetër telefon me dizajn metalik nga prodhuesi tajvanez (Foto)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)