HTC One M10 do të ndjekë hapat e One A9 në aspektin e dizajnit

Publikuar më: 27-01-2016

gsmarena_002Ndërsa po afrohet Kongresi Mobil Botëror së bashku me të po shfaqen edhe pretendentët për fronin e telefonit inteligjent më të mirë të vitit nga prodhues të njohur si Samsung, LG dhe HTC.

Gjatë këtij evenimenti pritet të debutojnë Samsung Galaxy S7 dhe LG G5 e megjithatë vëmendjes sonë nuk duhet ti shpëtojë as prodhuesi tajvanez HTC. Ky i fundit ka përdorur historikisht evenimentin e Barcelonës për të zbuluar telefonin më të mirë të kompanisë nën linjën “One M”.

Këtë vit është radha e One M10 pas një 2015-te zhgënjyese për One M9. Evans Blass (@evleaks), zbuluesi i njohur i informacioneve të pazyrtarizuara nga bota e industrisë mobile, publikoi në Twitter një foto e cila duket të jetë e One M10.

Një nga cilësitë kryesore që bie në sy menjëherë është dizajni i One A9. Kjo do të thotë se telefoni inteligjent i vitit për 2016-tën do të karakterizohet nga një trup metalik të unifikuar. Besohet se One M10 do të fuqizohet nga Snapdragon 820 shoqëruar nga 2GB RAM. Ekzistojnë gjasat që ky model të sjell për herë të parë çertifikimin IP68 në linjën M të HTC. (PCWorld Albanian)

HTC One M10 do të ndjekë hapat e One A9 në aspektin e dizajnit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)