HTC One A9: Jo një rival i denjë i iPhone (Vështrim)

Publikuar më: 22-11-2015

2100HTC One A9 është një mëshirim i dizajnit dhe ndjesisë që ofron iPhone por me sistemin operativ Android.

Ky telefon inteligjent për HTC-në do të thotë një drejtim i ri por akoma ruan filozofinë e HTC One M9. Çmimi, materialet dhe dizajni e vendosin këtë One A9 një telefon të rangut të lartë ku konkurrenca ska qenë ndonjëherë më e egër se kaq.

Metal dhe Xham

Të thoni se HTC One A9 ngjason paksa me iPhone 6S do të quhej një fyerje nga prodhuesi tajvanez. Ironia në fakt qëndron tek e drejta e të dy prodhuesve: HTC solli i pari një telefon inteligjent me trup të unifikuar dhe i veshur terësisht në metal ndërsa teknika e dizajnit i përket Apple.

2100 (3)

Telefoni të jep ndjesinë e një produkti me cilësi unike. Të mbash këtë telefon në duar është kënaqsi më vehte të cilën e ofron pjesa e pasme metalike dhe skajet e harkuara. Me trashësi prej 7.3 mm dhe peshë 143 gram, One A9 është më i rëndë sesa Galaxy S6 prej 138 gramësh dhe ka të njëjtën peshë me iPhone 6S.

Ekrani 5 inç 1080p AMOLED është ekselent. Është i mprehtë, ka shikueshmëri të lartë edhe nga skajet dhe ofron ngjyra të pasura. Megjithatë, krahasuar me Galaxy S6-tën, duhet bërë shumë punë.

Specifikat e harduerit

Ekrani: 5 inç 1080p AMOLED (441ppi)

Proçesori: Tetë bërthama Qualcomm Snapdragon 617

RAM-i: 2 GB

Memorja e brendshme: 16GB + microSD

Sistemi operativ: Android 6.0 Marshmallow

Kamera: 13 megapiksel e pasme, 4megapiksel frontale

Konektiviteti: LTE, Wi-Fi, Bluetooth 4.1 dhe GPS

Dimensionet: 145.8 x 70.8 x 7.3 mm

Pesha: 143 gram

One A9 ka një proçesor mesatar ndërtuar nga Qualcomm quajtur Snapdragon 617 shoqëruar nga 2GB RAM. Duke gjykuar nga këto resurse sigurisht që nuk duhet të prisni që telefoni juaj të fitojë medalje në performancë.

Gjatë një dite të zakonshme të aktivitetit tuaj, pjesa më e madhe e detyra performohen lehtësisht nga telefoni në fjalë megjithatë kemi vërejtur ca ngecje kryesisht gjatë shkarkimit dhe instalimit të disa aplikacioneve njëherazi. Këto momente të këqija të performancës vihen re edhe gjatë kalimit nga një aplikacion tek tjetri.

Por proçesorët e rangut mesatar kanë një gjë të mirë: jetëgjatësinë e baterisë. Bateria me këtë lloj proçesori normalisht që duhet të zgjasë më tepër kur krahasojmë me proçesorët e tjerë të rangut të lartë.

Në fund ditës, 20 % jetëgjatësi bateri do tu ngelin në “xhep” për ti konsumuar pranë një foleje energjie në shtëpinë tuaj.

Android Marshmallow i modifikuar

E fillojmë me një fakt interesant. HTC One A9 është një ndër tre telefonët e parë të cilët janë në shitje me sistemin operativ më të fundit të Android: Marshmallow 6.0. E nuk duhet harruar se ky është telefoni i parë me këtë version të Android i cili nuk është prodhuar nga Google.

Falë Marshmallow, One A9 përfiton nga të gjitha avanatazhet e reja të privatësisë dhe jetëgjatësisë së baterisë.

2199

HTC e  ka modifikuar Marshmallow-n me ndërfaqen e saj të cilën e quan HTC Sense. Ndryshimet nuk janë aq drastike sepse ofron eksperiencë të ngjashme me versionin stock të Marshmallow.

I vetmi ndryshim është tek temat që mund të aplikohen. Një lançues aplikacion përpiqet të parashikojë aplikacionet të për përdorshme. Për shembull kur jeni në shtëpi sugjeron aplikacionin Netflix ndërsa kur dilni jashtë atë Google Maps ndërsa në punë Google Drive.

Nuk mungon as HTC Blinkfeed, aplikacioni i lajmeve të HTC, një kopje e Flipboard.

Skaneri i shenjave të gishtërinjve

Skaneri i shenjave të gishtërinjve fshihet nën logon e HTC-së. Është i shpejtë dhe i saktë duke qëndruar në një linjë me konkurrentët.

2100 (2)

Shërben për të shkyçur telefonin dhe disa aplikacione nga palë të treta. Pasi të keni përdorur këtë harduer nuk do të donit të ktheheshit pas tek fjalëkalimet apo kodet PIN.

Kamera

Me kamerën HTC ka bërë një punë fantastike. Ka një sensor 13 megapiksel dhe është një nga kamerat më të mira që HTC ka vendosur në një telefon inteligjent. Por krahasuar me rivalët zbehet shkëlqimi i saj.

Aplikacioni përgjegjës për realizimin e fotove dhe video ofron funksionalitete të dobishme si dhe mbështetjet për fotot RAW. Fotot e realizuara në dritë të pakët zhgënjejnë krahasuar me konkurrentët.

2100 (1)

Çmimi

HTC One A9 do tu kushtojë 470 Euro dhe është i disponueshëm në ngjyrë gri të errët dhe argjendtë. Galaxy S6 kushton 450 Euro, Nexus 5X 370 Euro dhe iPhone 6S 600 Euro.

Verdikti

HTC One A9 është një telefon inteligjent mjaft cilësor. Ngjason me iPhone dhe mund të konsiderohet si problem për ca. Shumë njerëz kanë pyetur nëse ky është një iPhone i ri që në momentin e parë që e kanë vërejtur.

2100 (4)

Komponentët e tij janë të mirë por jo të prakrahasueshëm. Kamera është e mirë, bateria e mirë, proçesori i mirë por jo aq të mirë sa komponentët e telefonëve më të mirë në treg.

HTC One A9 është për ata që duan një iPhone me Android. Megjithatë nuk jemi të sigurtë nëse ka prej atyre që e dëshirojnë një gjë të tillë.

Avantazhet: Ndërtim cilësor, ekran AMOLED, skaner të shenjave të gishtërinjve, kartë microSD, Android Marshmallow 6.0

Disavantazhet: Proçesor mesatar, kamera e dobët në dritë të pakët, ngjason me iPhone (PCWorld Albanian)

HTC One A9: Jo një rival i denjë i iPhone (Vështrim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)