HTC lançoi Viveport, dyqanin e aplikacioneve të realitetit virtual

Publikuar më: 29-09-2016

vive-930x492HTC po bën të pamundurën për të inkurajuar konsumatorët të eksplorojnë, krijojnë dhe përjetojnë realitetin virtual. Nisur nga kjo kompania lançoi Viveport, dyqanin e aplikacioneve për adhuruesit e realitetit virtual.

Kompania tashmë e posedon një paisje të realitetit virtual, HTC Vive, e cila kushton 800 dollar. Viveport synon të ofrojë disa prej eksperiencave më të mira të disponueshme dhe do të bashkëjetojë me dyqanet respektive të Oculus, Valve dhe Samsung.

Disa prej titujve të parë në Viveport janë Everet VR, theBlu, Google Spotlight Stories, Music Room, Stonehenge VR dhe Lifeliqe. Për të promovuar dyqanin HTC po ofron disa prej titujtve për vetëm 1 dollar përgjatë 48 orëve. (PCWorld Albanian)

HTC lançoi Viveport, dyqanin e aplikacioneve të realitetit virtual
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)