HTC i jep fund prodhimit të tabletit Android të Google, Nexus 9

Publikuar më: 27-05-2016

nexus9_whoo-100525128-largeKa ardhur momenti që të themi lamtumirë Nexus 9. Pas një muaji tërheqjeje nga dyqanet dixhitale të Google, HTC konfirmoi se nuk do të prodhojë më njësi të Nexus 9. Kjo lë Google me vetëm një tablet, Pixel C, i cili është rivali më i afërt i iPad Pro dhe Suface.

Ndërsa Nexus 9 më shumë ngjante si një alternativë e iPad, asnjëherë nuk u mori seriozisht si paisje ku HTC pak kohë pas debutimit uli edhe çmimin e tabletit.

Kjo e lë Google pa një pasardhës të drejtpërprejtë të Nexus 9 edhe pse suksesi i Android shumë larg nga fundi. Megjithatë gjigandi i motorit të kërkimi tashmë po lëviz në drejtime tjera si debutimi i Play Store në laptopët Chromebook. (PCWorld Albanian)

HTC i jep fund prodhimit të tabletit Android të Google, Nexus 9
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)