HTC gati të rikthehet fuqishëm me modelin One M10

Publikuar më: 29-01-2016

htc-1-m9-front-bottom-100575854-largeHTC po synon rikthimin fuqishëm në rangun e lartë të telefonëve inteligjent me HTC One M10.

Pas suksesit të One M7 tre vite më parë si modeli origjinal i kësaj linje, kompania u has me vështirësi me dy modelet e fundit, One M8 dhe zhgënjimi më i madh ishte One M9. Gjërat pritet të ndryshojnë sipas burimeve të besueshme të @evleaks ku Evan Blass tha se One M10 me emrin e koduar Perfume do ti rikthejë madhështinë prodhuesi tajvanez.

Ky telefon mund të sjell një ekran 5.1 inç dhe rezolucion Quad HD 1440×2560 shoqëruar nga Android Marshmallow 6.0.1 dhe ndërfaqja HTC Sense UI 8.0. Në brendësi të telefonit sipas @evleaks do të fshihet proçesori i shumëpritur i Qualcomm, Snapdragon 820 dhe grafikat Adreno 530.

Memorja RAM prej 4GB do të mbështetet nga 32GB memorje të brendshme dhe një kartë microSD opsionale. Në aspektin e fotografisë, One M9 edhe pse kishte një sensor 20 megapiksel, rezultatet ishte shumë larg pritshmërive.

Edhe kjo pritet të ndryshojë sepse sipas Evan Blass HTC do të implementojë një sensor 12 UltraPixel dhe një autofokus me dritë lazer. Teknologjia UltraPixel e HTC prezantuar në One M7 thuhet të tërheqë 300 % më shumë dritë sesa një kamër tradicionale. Që të dy sensorët do të karaterizohen nga stabilizues optik të imazheve. (PCWorld Albanian)

HTC gati të rikthehet fuqishëm me modelin One M10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)