HTC do të prezantojë One A9 gjatë muajit Tetor, ndërsa Butterfly 3 dhe One M9+ update gjatë këtij muaji.

Publikuar më: 23-09-2015

gsmarena_002HTC ka planifikuar një event më datë 29 Shtator, gjatë së cilit mendohet se do të bëhet debutimi i dy pajisjeve: Butterfly 3 dhe One A9. Megjithatë disa informacione nga disa burime kanë bërë të ditur se ky lajm është pjesërisht I vërtetë. Butterfly 3 thuhet se do të prezantohet gjatë këtij eventi ndërsa One A9 nuk do të jetë pjesë e saj.

Ndërkaq HTC do të paraqesë një update për modelin One M9+. Fatkeqësisht na ka mbetur të presim se çfarë përmirësimesh do të sjellë ky update krahasuar me modelin original. Megjithatë sipas një burimi informacioni të mëparshëm version I ri do të sjellë përmirësim të kameras me OIS dhe fokusim më të shpejtë.

Batterfly 3 do të lançohet vetëm  në tregun Kinez dhe thuhet se do të bazohet në versionin J Butterfly të këtij viti për Japoninë. Megjithatë është ende e paqartë për cilin version flitet, për versionin e prezantuar në mujain Maj apo Korrik.

Ndërkaq One A9 mendohet se do të jetë pajisja e ardhshme kryesore e e HTC dhe mendohet se do të prezantohet gjatë një eventi qe do të mbahet në SHBA në muajin Tetor.  Më pas pritet një fushatë marketing e madhe ( të paktën e madhe për HTC) e cila do të shoqëroj lançimin e pajisjes.

Nga ana tjetër, disa burime informacioni të mëparshme kanë bërë të ditur se pajisja One A9 do të përmbajë versionin më të fundit Snapdragon 617 SoC nga Qualcomm, I cili është pjesë e linjës së rangut të mesëm të prodhuesit të çipeve. One A9 mendohet se do të ketë ekran 5-inch 1080p, 2GB RAM, kamera të pasme 13 MP me OIS, bateri 2,150 mAh si dhe kamera të përparme 4MP UltraPixel. Pajisja celulare do të jetë e pajisur me sensor njohës të shenjave të gishtërinjve dhe do të ketë sistem operativ mobile Android Marshmalloë 6.0. Për sa I takon çmimit mendohet se nuk do të jetë I lirë.

HTC do të prezantojë One A9 gjatë muajit Tetor, ndërsa Butterfly 3 dhe One M9+ update gjatë këtij muaji.
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)