Harduer

HTC dërgon ftesat e evenimentit të prezantimit të One M10

Feb 26 2016
0 Shpërndarje
HTC dërgon ftesat e evenimentit të prezantimit të One M10

htc-one-m10-inviteTelefoni i ardhshëm i linjës One M po vjen së shpejti. Prodhuesi tajvanez i cili kaloi një 2015 dramatike për shkak të popullaritetit në rënie të One M9, tani po përgatitet të sfidojë Galaxy S7 dhe G5 prezantuar në Kongresin Mobil Botëror.

Mashable publikoi një foto e cila pretendohet të jetë zyrtare por që nuk ofron detaje përveç kryetitullit “Fuqia e 10-tës.” Ekziston mundësi që telefoni të quhet HTC One A10 përkundër One M10 e cila do të ishte linja zyrtar e kompanisë. Do të ishte çmenduri nëse HTC ka planifikuar të ofrojë dy modele: një Android dhe një Windows 10 Mobile.

Cbh4N0IWEAEOssH

@evleaks gjithashtu ka publikuar një foto të One M10 dhe sipas burimeve të tij telefoni do të karakterizohet nga ekran 5.1 inç me rezolucion 2K. Në aspektin e performancës telefoni besohet të fuqizohet nga Snapdragon 820 shoqëruar nga 4GB RAM dhe 32 GB.

Një nga risitë e këtij telefoni do të ishte skaneri i shenjave të gishtërinjve lënë në hije nga HTC të paktën me dy telefonët e fundit të linjës One M.

Raportohet se kamera e pasme do të karakterizohet nga teknologjia “UltraPixel” dhe sensor 12 megapiksel. Kjo do të përmirësonte ndjeshëm cilësinë e fotove në ambjentet me dritë të pakët. Në vazhdën e prezantimit të dy telefonëve me të vërtetë cilësore ku njëri spikat në invacion, HTC nuk do e përballonte dot një tjetër dështim si ai i vitit të kaluar. (PCWorld Albanian)

Tags >

HTC
Lajmet e fundit>