HTC A9 ngjason me një iPhone 6 paisur me sistem operativ Android por me gjysmën e çmimit

Publikuar më: 20-10-2015

1482489133425029187HTC gjendet në pozita të vështira aktualisht krysisht financiare si rezultat i konkurrncës së fuqishme nga Apple dhe Samsung. Sot kompania prezantoi telefonin inteligjent A9 dhe gjatë prezantimit shpenzoi jo pak minuta për të bindur publikun pse ky produkt nuk kopjon iPhone 6. Pyetja më e drejtë do të ishte: A kopjoi HTC Apple apo Apple HTC-në?

HTC e përshkruan dizajnin e A9 si evolucionin e familjes HTC One. Trupi i telefonit është i unifikuar terërisht metalik me një trashësi prej 7.26 mm. Kompania tajvaneze ke qenë e para që ka prezantuar një telefon me trup terësisht metalik. Ndërsa vijat plastike të cilat rrisin performancën e antenës u prezantuan me modelin One M8 në 2014-tën.

1482489133479669827

Shefi ekzekutiv Cher Wang u shpreh: “HTC është një pioner i industrisë së telefonëve inteligjent. Kjo kompani ka qenë e para që ka sjell në treg një telefon Android, një telefon Windows, një telefon 4G dhe e para me një telefon me trup terësisht metalik.”

One A9 fuqizohet nga proçesori Snapdragon 617 shoqëruar nga 3GB RAM. Ekrani ka madhësi prej 5 inç me rezolucion 1080p. Memorja e brendshme vjen në dy variante kapacitetesh 16 dhe 32 GB me mbështetje për kartat microSD.

1482489133521136451

Kamera e pasme ka një sensor 13 megapiksel ndërsa frontale 4 megapiksel me teknologjinë “UltraPixel” prezantuar nga HTC tek smartfoni One M7 pothuaj 3 vite më parë.

HTC One A9 do të jetë telefoni i parë përveç modeleve Nexus i cili do të përmbajë disa funksionalitete të avancuara të Android Marshmallow. Telefoni do të kushtojë 400 dollar dhe është i disponueshëm në dy ngjyra: argjendë të hapët dhe gri të mbyllët.

1482489133729174339

Kompania tajvaneze viteve të fundit është goditur rëndë nga Apple dhe Samsung të cilët dominojnë. Në 2011 kjo kompani kishte 11 % të tregut ndërsa muajin gusht që lamë pas HTC largoi shumë punojës. Kompania madje doli edhe nga lista e 50 kompanive më të mëdha në Tajvan. (PCWorld Albanian)

HTC A9 ngjason me një iPhone 6 paisur me sistem operativ Android por me gjysmën e çmimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)